Java e filmit izraelit në Kosovë, Haradinaj: Komunikimi kulturor, mjet i fuqishëm
Kjo ngjarje tradicionale e cila po organizohet për herë të 11-të me radhë
“Java e Filmit Izraelit” ka nisur rrugëtimin për të shpalosur para publikut kosovar filma të njohur nga Izraeli.
Kjo ngjarje tradicionale e cila po organizohet për herë të 11-të me radhë është si një përmbushje e nevojës për mirëkuptim në mes të shoqërive në mënyrë që të ketë më shumë njohje midis njerëzve dhe kulturave.
Filmi është njëri nga dimensionet që ndihmon që të arrihet ky qëllim. Në këtë rast këmbimin kulturor me Izraelin po e mundëson Bashkësia Hebreje – Bet Israel Kosova në bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit në Beograd.
Në ambientet e Kinemasë ABC erdhi edhe kryeministri i Kosovës – Ramush Haradinaj, dhe Mininistri i Jashtëm Behghet Pacollli, por edhe këtë vit me ardhjen e saj kishte nderuar këtë manifestim kulturor mysafirja speciale Ambasadorja e Izraelit në Beograd Alona Fisher Kamm.
“Komunikimi kulturor shërben si mjet i fuqishëm për krijimin e lidhjeve ndërmjet popujve. Kënaqësi të isha prezent, sonte në hapjen e “Javës së Filmit Izraelit” në Prishtinë, ngjarje që për vite me radhë po vazhdon të na sjell një pasqyrë të jetës së shoqërisë izraelite përmes gjuhës artistike. Ky bashkëpunim i frytshëm kulturor ndërmjet dy popujve tanë me ngjashmëri historike duhet të intensifikohet në shumë fusha tjera të interesit të përbashkët. RH”, shkruan kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.