“Java e Filmit Izraelit në Prishtinë”, Fisher-Kamm: Forcojmë marrëdhëniet Kosovë-Izrael

Morën pjesë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Mininistri i Jashtëm, Behghet Pacolli


“Java e Filmit Izraelit” ka nisur rrugëtimin për të shpalosur para publikut kosovar filma të njohur nga Izraeli.

Kjo ngjarje tradicionale e cila po organizohet për herë të 11-të me radhë është si një përmbushje e nevojës për mirëkuptim në mes të shoqërive në mënyrë që të ketë më shumë njohje midis njerëzve dhe kulturave.E filmi është njëri nga dimensionet që ndihmon që të arrihet ky qëllim. Në këtë rast këmbimin kulturor me Izraelin po e mundëson Bashkësia Hebreje – Bet Israel Kosova në bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit në Beograd.

Në ambientet e Kinemasë ABC njerëzit kishin filluar të vinin e të zinin vendet e tyre ku me një pritje të ngrohtë nga organizatorët gjithçka dukej si fillim i mbarë.

Pasi sallën e kinemasë e zunë njerëzit, aty erdhi edhe kryeministri i Kosovës – Ramush Haradinaj, dhe Mininistri i Jashtëm Behghet Pacollli, por edhe këtë vit me ardhjen e saj kishte nderuar këtë manifestim kulturor mysafirja speciale Ambasadorja e Izraelit në Beograd Alona Fisher Kamm.

Në hapjen zyrtare të festivalit, fillimisht fjalën e mori Kryetari i Bashkësisë Hebreje- Bet Israel, Ruzhdi Shkodra i cili e tregoi edhe qëllimin kryesor të këtij organizimi.

“Për të 11-tën herë me radhë po e organizojmë “Javën e Filmit të Izraelit në Kosovë”. Ky organizim bëhet për të vetmin qëllim, për të rritur bashkëpunimin kulturor në mes të dyja vendeve. Edhe ne kemi arritur një herë të organizojmë javën e filmit të Kosovës në Izrael në saje të ndihmës së ish ministrit të jashtëm, Enver Hoxha. Kjo ka ndodhur pikërisht në Jerusalem, ku atje është prezantuar me filmin “Njeriu prej dheu” regjisori ynë Enver Petrovci para një publiku të madh”, ka thënë në fjalën e tij Shkodra, i cili tutje falënderoi të pranishmit që e nderuan këtë ngjarje me ardhjen e tyre.

Tutje fjala iu dha kryeministri të vendit – Ramush Hardinajt i cili vlerësoi marrëdhëniet e Kosovës me Izraelit dhe tha se historikisht kosovarët kanë ndihmuar shumë popullin e Izraelit, në Luftën e Dytë Botërore dhe në të tjera skenare të errëta në historinë jo shumë të largët.

Ambasadorja e Izraelit në Beograd, Alona Fisher Kamm, e cila këtë organizim e hapë për të tretën herë, u shpreh e lumtur që tashmë është bërë traditë të takohen këtu.

“Është hera e tretë për mua që e hap këtë organizim, dhe po shoh fytyra që i njoh, e kjo do të thotë se kemi krijuar traditë me këtë organizim. Me anë të këtij festivali po paraqesim aspekte të ndryshme të jetës dhe kulturës së Izraelit, në Kosovë, para audiencës kosovare. Shpresoj që me kalimin e kohës do të forcojmë marrëdhëniet Kosovë-Izrael dhe se mund të bëjmë më shumë në ekonomi, kulturë e në fushat tjera”, është shprehur ambasadorja e cila tutje tregoi se kishte dëgjuar edhe për Besën – ndjenjën e mikpritjes shqiptare, andaj sipas saj ka ardhur koha që të reflektohet mbi solidaritetin në përgjithësi, shkruan KultPlus.

Fisher Kamm tutje foli më shumë rreth tre filmave që do të shfaqen gjatë “Javës së Filmit Izraelit” në Kosovë e kështu për ta lënë publikun që vetë ta shijojë e vlerësojë filmin “Saving Neta”, me regji të Nir Bergman i cili ishte përzgjedhur të shfaqej sonte në hapje të “Javës së Filmit Izraelit”.

Ky film i cili përcjellte humor, dramë, dashuri dhe shpresë, tregon historinë e katër grave jeta e të cilave ndryshon sapo takojnë një burrë me emrin Neta ku fillon një marrëdhënie familjare në jetën moderne.

Filmi është një prodhim i vitit 2016, fitues i shumë çmimeve, dhe me aktorë kryesorë: Rotem Abuhab, Emma Alfi Aharon dhe Naama Arlaky.

“Java e Filmit Izraelit” vazhdon deri me datë 1 dhjetor. Më 30 nëntor me fillim nga ora 15:00 vjen dokumentari i regjisorit Ido Haar “Presenting Princess Shaw”. E më 1 dhjetor me fillim nga ora 15:00 shfaqet filmi i regjisorit Maha Haj “Personal Affairs” ndërsa në terminin e orës 22:00 shfaqet premiera e filmit “Hunter Killer”.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit