Elbit, kontratë 112 mln dollarë për shërbimin inteligjent ajror
Kontrata me vendin nga Paqësori Aziatik do të zgjasë gjashtë vjet
Kompania izraelite e prodhimeve elektronike në fushën e mbrojtjes, Elbit Systems Ltd, nënshkroi një kontratë prej 112 milionë dollarësh për të furnizuar një vend në Azinë e Paqësorit me sisteme të avancuara të zbulimit në ajër. Kontrata do të kryhet për një periudhë gjashtë vjeçare.
Presidenti dhe CEO i Elbit Systems, Bezhalel Machlis citohet nga “Globes”: “Ne jemi të kënaqur që kjo kontratë do të jepet për të ofruar një zgjidhje inteligjence që adreson kërkesat aktuale dhe të ardhshme të fushëbetejave. Ne shohim një kërkesë të vazhdueshme për sistemet tona për shkak të kapacitetit tonë unik për të ofruar një gamë të plotë dhe zgjidhje të shkathëta që përfshijnë platforma, ngarkesa dhe teknologji analitike.”