Kinezja Newater blen izraeliten AMS të pastrimit të ujit për 13.5 mln dollarë
AMS zhvillon materiale për membrana speciale nano-filtrimi që përdoren për trajtimin e ujërave të zeza.
Kompania kineze e filtrimit të ujit, Newater Technology Inc., bëri t ditur se do të blejë 100% të aksioneve të kompanisë izraelite të filtrimit të ujit, AMS Technologies, në shumën e 13.5 milionë dollarëve.
Me qendër në Or Yehuda, AMS zhvillon dhe tregton filtra kimikë dhe termikë ultrafiltrimi si dhe materiale për membrana speciale nano-filtrimi që përdoren për trajtimin e ujërave të zeza.
Newater është një ofrues shërbimesh dhe prodhues i pajisjeve të filtrimit të membranës dhe pajisjeve dhe sistemeve të ndërlidhura që përdoren në trajtimin, riciklimin dhe shkarkimin e ujërave të zeza.