Netanyahu: Shin Bet parandaloi 500 sulme terroriste në 2018
Në ceremoni të veçantë, Kryeministri izraelit vlerësoi Shin Bet dhe agjentët pas këtyre operacioneve
Shërbimi inteligjent i brendshëm i Izraelit, i njohur si Shin Bet, parandaloi 500 sulme terroriste në vitin 2018.
Deklaratën e bëri kryeministri Benjamin Netanyahu, gjatë një ceremonie nderimi, ku dekoroi gjashtë operacione dhe disa agjentë të Shin Bet që shkëlqyen në 2017 dhe 2018, shkruan Ynet News.
Ndër operacionet më të dalluara, ishin një operacion për të zhvilluar aftësi të përparuara teknologjike në fushën e Inteligjencës Artificiale (AI) dhe ‘Machine Learning’ (ML); një operacion për të parandaluar spiunazhin kundër shtetit të Izraelit; një operacion për të marrë qasje në informacionin e inteligjencës; një operacion për të penguar qelizat e rrezikshme terroriste; dhe një operacion për të zhvilluar metoda të fshehta dhe mjete operacionale kundër një shumëllojshmëri të kundërshtarëve.
“Ju keni penguar 500 sulme terroriste këtë vit, që do të thotë që qindra qytetarë izraelitë jua detyrojnë juve jetën e tyre. Dua t’iu falënderoj për vazhdimin e ndriçimit të kësaj dritë dhe për luftimin e çdo ditë me fshehtësi, zgjuarsi, kreativitet dhe përkushtim të madh. Jam krenar për ju”, tha Netanjahu për agjentët e Shin Bet.
Drejtori i Shin Bet, Nadav Argaman, tha: “Përsosmëria kërkon një element të inovacionit dhe kreativitetit, aftësinë për të krijuar diçka nga asgjëja, për të menduar jashtë kufijve të asaj që dihet, për të besuar në një ide, edhe nëse duket e çmendur në fillim . Ju e kaluat këtë test me sukses dhe kjo na provoi të gjithëve se për ne qielli është kufiri”.