Projektrezoluta kundër Hamasit, Shqipëria rreshtohet me SHBA dhe Izraelin
Shqipëria ishte midis 87 vendeve që votuan pro në OKB për dënimin e organizatës terroriste
Shqipëria iu bashkua pozitivisht iniciativës së Shteteve të Bashkuara, për votimin e një projekt-rezolute në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të dënuar dhunën nga grupi terrorist i Hamasit.
Shqipëria ishte midis 87 vendeve që votuan pro projekt-rezolutën, së bashku me SHBA-në, Izraelin, Gjermaninë, Francën dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian.
Gjithsesi, projekt-rezoluta nuk kaloi, pasi sipas rregullores së votimit ajo kërkonte dy të tretat e votave. Teksti i hartuar nga SHBA mori 87 vota pro, 58 kundër, 32 abstenime si dhe 16 vende nuk votuan.
Midis vendeve që votuan kundër ishin Irani, Iraku, Pakistani, por edhe Turqia.
Sipas medieve izraelite, Kryeministri Netanyahu vlerësoi dhe falenderoi vendet që votuan në favor të rezolutës.