Trump në Festën e Hanukkah: Civilizimi i detyrohet popullit hebre
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, dha një pritje në Shtëpinë e Bardhë me rastin e Hanukkah, festës së njohur të hebrenjve.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, dha një pritje në Shtëpinë e Bardhë me rastin e Hanukkah, festës së njohur të hebrenjve.
Në pritje morën pjesë qindra udhëheqës hebrenj amerikanë. Përveç Trump dhe gruas së tij Melania, ngjarja u ndoq gjithashtu nga Zëvendëspresidenti Mike Pence dhe gruaja e tij Karen, anëtarë të familjes Trump dhe këshilltarët e tij të ngushtë.
“Më shumë se 2.000 vjet më parë, një grup i patriotëve hebrenj të udhëhequr nga Juda Maccabee shpalli lirinë e tyre nga një diktator shtypës që persekutoi popullin hebre dhe shkatërroi Tempullin e Shenjtë”, tha ai.
Presidenti amerikan vuri në dukje se populli hebre gjatë gjithë historisë ka vuajtur represionin dhe dhunën, “por përballë kësaj vuajtjeje, populli hebre ka duruar, kapërcyer dhe lulëzon”.
Ai rikujtoi vizitën e tij në Pitsburg, ku u takua me komunitetin hebre lokal pas masakrës së fundit në Sinagogën e Pemës së Jetës (Tree of Life).
“Administrata ime gjithmonë do të qëndrojë me mikun dhe partnerin tonë të dashur, Shtetin e Izraelit”, deklaroi ai.
“Civilizimi i detyrohet popullit hebre për kontributin e tij të pabesueshëm në art dhe shkencë, histori, kulturë dhe shoqëri. Që nga themelimi i Amerikës, komunitetet hebraike kanë rritur çdo aspekt të jetës sonë kombëtare. Sot ne rinovojmë mirënjohjen tonë për ato bekime mahnitëse dhe ne riafirmojmë solidaritetin tonë të pandërprerë me popullin hebre “, tha Trump.
“Dua të falënderoj të gjithë në dhomë. Gëzuar Hanukën!”
Publiku, i cili përfshinte të dërguarin izraelit Ron Dermer dhe manjati i kazinos Sheldon Adelson, shpërtheu në gëzim kur Trump përmendi vendimin e tij vitin e kaluar për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe, herët këtë vit, për të lëvizur ambasadën e SHBA në Jeruzalem nga Tel Avivi.
Trump njoftoi vendimin pikërisht një vit më parë, më 6 dhjetor 2017, duke thyer me dekada të politikës amerikane dhe duke tërhequr protesta të zhurmshme nga e gjithë bota.
Më parë gjatë ditës, kryeministri Benjamin Netanjahu dhe ambasadori i SHBA David Friedman shënoi përvjetorin gjatë një ceremonie ndriçimi të qirinjve në Murin Perëndimor.
Vajza e tij, Ivanka, u konvertua në judaizëm për t’u martuar me Jared Kushner. Nëpërmjet çiftit, Trump ka tre nipër e mbesa hebrenj.