Dëbimi i diplomatëve iranianë nga Shqipëria, jehonë në mediat izraelite

Gazeta e madhe “Jerusalem Post” shkruan për dëbimin e ambasadorit iranian dhe sulmin e dështuar ndaj izraelitëve më 2016


Mediat më të mëdha izraelite i bënë jehonë lajmit për dëbimin e dy diplomatëve iranianë – përfshirë ambasadorin Gholamhossein Mohammadnia – nga ana e Shqipërisë.

“Qeveria e Shqipërisë dëboi të mërkurën dy agjentë iranianë të dyshuar se kishin komplotuar sulme terroriste në vend, duke përfshirë shënjestrimin e izraelitëve”, shkruan gazeta “Jerusalem Post”.

Ajo citon gjithashtu komentet në Tëitter të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe të Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, John Bolton.

Përmes një postimi në Twitter, Pompeo thotë se përgëzon vendimin e kryeministrit Edi Rama për dëbimin, ndërsa sipas tij bota duhet të qëndrojë e bashkuar ndaj sanksioneve të Iranit në mënyrë që të ndryshojë sjellje.

“Përgëzoj dëbimin nga kryeministrit Edi Rama të dy agjentëve iranianë që komplotuan sulmet terroriste në Shqipëri. Shtetet evropiane kanë penguar tre komplote iraniane vetëm këtë vit. Bota duhet të qëndrojë së bashku për të sanksionuar regjimin e Iranit në mënyrë që të ndryshojë sjelljen destruktive”- shkruan Pompeo në Twitter.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo dëboi ambasadorin iranian, duke sinjalizuar liderët iranianë se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne jemi me kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar teksa ngrihen kundër sjelljes së rrezikshme të Iranit në Europë dhe botë”, shkruan Bolton.

Sipas gazetës izraelite, gjithçka lidhet me komplotin e dështuar që iranianët kishin planifikuar të kryenin gjatë ndeshjes së Kupës së Botës midis Shqipëirisë dhe Izraelit në vitin 2016.

Dëbimi i dy agjentëvë iranianë, pason arrestimin e Assadollah Assadi, një diplomati Iranian në Vjenë, në ambasadën iraniane në Austri, I cili besohet se kishte organizuar një komplot për të bombarduar tubimin e grupeve të opozitës iraniane në Paris.

Qeveria gjermane e arrestoi Assadin në Bavari.

Në tetor, qeveria e Francës tha se ministria e inteligjencës së Iranit ishte pas komplotit për të bombarduar tubimin e grupeve të opozitës iraniane në Paris.

Në nëntor, Danimarka akuzoi agjencinë e inteligjencës iraniane për planifikimin e vrasjes së një udhëheqësi në mërgim të Lëvizjes së Luftës Arabe për Çlirimin e Ahvaz (ASMLA) dhe grupeve që luftonin për një territor të veçantë në Iran.

Suedia ekstradoi dhe një shtetase norvegjeze me prejardhje iraniane në Danimarkë në lidhje me komplotin e dështuar kundër udhëheqësit të ASMLA.

Danezët tërhoqën ambasadorin e tyre nga Irani, por ai u kthye në nëntor. Qeveria daneze e shtyu BE-në për sanksione kundër Iranit, por BE refuzoi të ndërmarrë veprime.

Hollanda dëboi dy diplomatë iranianë në korrik.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit