Tri kompani izraelite renditen midis 100 shitësve më të mëdhenj të armëve
Elbit Systems Ltd, shiti 3.2 miliardë dollarë armë në vitin 2017, duke u renditur e 28-ta në listë.
Tre prodhues izraelite të armëve ishin ndër 100 kompanitë në mbarë botën që kanë bërë më shumë para duke shitur armë në vitin 2017, sipas të dhënave të publikuara Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes të Stokholmit (SIPRI), një institut i dedikuar hulumtimit të konfliktit, armatimit, kontrollit të armëve dhe çarmatimit.
Elbit Systems Ltd, me seli në qytetin verior të Izraelit, Haifa, shiti 3.2 miliardë dollarë armë në vitin 2017, duke u renditur e 28-ta në listë. Kompania shtetërore Israel Aerospace Industries Ltd. (IAI) ndodhet në vendin e 41 me 2.4 miliardë dollarë në shitjen e armëve.
Një tjetër kompani me bazë në Haifa, Rafael Advanced Defense Systems Ltd, renditet e 45-ta, duke ruajtur pozicionin e saj që nga viti i kaluar, me 2.2 miliardë dollarë në shitjen e armëve.
Në krye të listës janë tre kompani me bazë në SHBA: Lockheed Martin me 44.9 miliardë dollarë, Boeing me 26.9 miliardë dollarë dhe Raytheon Systems Ltd. me 23.8 miliardë dollarë.
Shitja totale e armëve të 100 kompanive arriti në 398 miliardë dollarë në vitin 2017, 57% e të cilave erdhi nga shitjet nga kompanitë me bazë në SHBA.