Izraelitja “Haaretz”, shkrim për fasadat e Tiranës: Projekti i famshëm i Edi Ramës
Gazeta izraelite në një shkrim kushtuar fasadave të qyteteve nëpër botë ka përzgjedhur edhe kryeqytetin shqiptar, për kolorotin shumëngjyrësh
Gazeta e madhe izraelite, “Haaretz” – në versionin e saj hebraisht – në një shkrim kushtuar fasadave të qyteteve nëpër botë ka përzgedhur edhe Tiranën, për kolorotin shumëngjyrësh të fasadave të ndërtesave të ndryshme të saj, duke e ilustruar edhe me dy foto.
“Një nga projektet më të famshme në këtë kontekst është iniciativa e Edi Ramës, tani kryeministër i Shqipërisë dhe njëherësh piktor, i cili gjatë detyrës së tij si kryebashkiak i Tiranës urdhëroi ngjyrimin e të gjitha ndërtesave të qytetit me ngjyra të forta”, shkruan gazeta izraelite.
Shkrimi merr edhe disa shembuj nga Rusia dhe Gjermania, si dhe nga Izraeli.
Ja dhe linku i shkrimit.
https://www.haaretz.co.il/gallery/architecture/MAGAZINE-1.6844017