Bet Israel Kosova, Ruzhdi Shkodra: Shqiptarët nuk dorëzuan asnjë hebre
Kryetari i shoqatës “Bashkësia Hebreje Bet Israel Kosova”, Ruzhdi Shkodra, intervistë për RTK
Në botë dhe në Kosovë dje është shënuar Dita Ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të Holokaustit.
Kryetari i shoqatës “Bashkësia Hebreje Bet Israel Kosova”, Ruzhdi Shkodra, tha se edhe pas 74 viteve të holokaustit bota vazhdon të kujtojë ngjarjen që ishte kundër hebrenjve dhe që kishte qëllim të shfaroste një komb.
Ai ka folur për ruajtjen e hebrenjve nga populli shqiptar. “Ne jemi popull që i kemi mbrojt hebrenjtë dhe kjo vlerësohet nga të gjithë. Ka histori shumë të dhimbshme të shqiptarëve që i kanë mbrojtur hebrenjtë, si në Kosovë e Shqipëri”, tha Shkodra sot në emisionin “Aktual”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3).
Sipas tij shqiptarët e Kosovës mbrojtën më së miri hebrenjtë. “Ne kemi bërë një vepër të madhe, kemi dhënë një histori të pa shembull në botë, për të mbrojtur hebrenjtë”, deklaroi Shkodra.
Shkodra vlerësoi se Serbia ka bërë propagandë ndaj shqiptarëve për të mbrojtur hebrenjtë. “Ka libra që janë shkruar nga historianët serb që është një propagandë”, tha ai. Mijëra njerëz kanë kaluar nëpër Kosovë e Shqipëri, që janë mbrojtur. “Ne nuk kemi asnjë person që kemi dorëzuar me duart tona”, pohoi Shkodra.
Autor: RTKlive