Hebrenjte ne Shkoder
Historiani Edmond Malaj shkruan se gjate Perandorise Osmane, hebrenjte sefardike e shperngulur nga Rekonkuista dhe Inkuizicioni u vendosen edhe ne viset shqiptare te perandorise shek. XV-XVI.
Historiani Edmond Malaj shkruan se gjate Perandorise Osmane, hebrenjte sefardike e shperngulur nga Rekonkuista dhe Inkuizicioni u vendosen edhe ne viset shqiptare te perandorise shek. XV-XVI. Perkatesisht, ne Shkoder hebrenjte nuk parapelqenin te vendoseshin, sipas Malajt sepse e çmonin klimen religjioze te vendit tejet shume konfliktuale. E vetmja e dhene e pranise hebree ne Shkoder eshte tek nje regjister i Arqipeshkvise se Shkodres qe nje familje kishte ne pune nje jahudi me 1799.
Tregtare te ndryshme shkodrane kane pase marrje e dhenie me tregtare hebre ne koherat e perandorisa, por vendosja e hebrenjve ne Shkoder nis vetem ne periudhen e meslufterave boterore. Ne kuader te qendrimit pro-tyre te administrates se Zogut pas aplikimit te kuadrit ligjor anti-semit te Gjermanise naziste, nisi majin e 1939. Ne gjendjen e hebrenjve te bashkise Shkoder ate 30 maj figurojne familjet Arditi, dy familje Schwartz (Robert Shvarc, asokohe 7 vjeç), Wolf, Fein, Polak, Ergos, Adler, Schlessinger, Beja, Winter, Fischer dhe Ricchetti.
Per qendrimin e tyre ne Shkoder jane botuar nga qendra e kujteses Yad Vashem me 2009 si “Fisnike mes Kombeve” per kontributin e tyre ku ne radhorin e emrave dallohen familjet shkodrane Çiftja (Agostin & Gjyzepina), Hoti (Vehbi Hasan & Fife Gjylbegu), Kraja (Ali e Ragip), Boriçi (Shaqir, Qamile dhe e bija Bahrije). Duke pasur shkas Diten se Kujteses, deklarata e (ish-)ministrit te Jashtem D. Bushati paraqiti edhe kontributin familjen Shurdha, qe qendra Yad Vashem nuk e ka radhitur ne ndonje botim, por nuk perjashtohet qe ka patur edhe ndihma sporadike.
Simbolet
Ne rrugen qe nga Derguti shpie per ne Rus te Vogel ne shtepine e familjes Golemi hasen dy hekzagrama bojeqielli. Dekoracion i cili ne menyre me te ndrojtur ka ne qender nje katror ku brenda eshte shkruar Shehadeti (deshmia e fese islame) ne gjuhen arabe. Eshte larg mendsh te verehet sikur ndokush ka dashur t’i beje kolazh simbolikave nderfetare, mendojeni (apo provojeni) pak si eshte t’ia beni krahasimin nje muslimani te qemoçem qe tespihet e tij ngjajne rruzaret apo anasjelltas. Nje skeme mendimi tradicionale nuk nderton kolazhe me simbolikat, por po t’i thellohemi pak artit dekorativ tradicional dhe te shohim gjurmet e tjera te hekzagrameve nder viset shqiptare, do te kuptojme qe kemi te bejme me ate qe njihet si Myhyri i Sulejmanit (Vula e Solomonit). Dekoracion standard ne arkitekturen tradicionale muslimane, si duket, e integruar nga simbolika qe ka feja abrahamike kronologjikisht pararendese e hebraizmit. Myhyri/vula eshte perdorur nder varre, kapí apo arkapi shtepish, xhami dhe hajmali, sepse besohet se ruante vetite e vete profetit-mbret qe kishte ndaj xhindeve. Keshtu edhe shpjegohet pranevendosja e dy prej tyre me Shehadetin ne mes.