Transkripton automatikisht zërin e regjistruar, Verbit thith 23 mln dollarë
Me qendër në Tel Aviv, Verbit po zhvillon një sistem të bazuar në sistemin IA që automatikisht transkripton fjalën apo fjalimin e regjistruar.
Verbit, një startap izraelit, që po zhvillon një sistem të bazuar në Inteligjencën Artificiale (IA), dhe që mund të transkriptojë automatikisht zërin e regjistruar, ka thithur 23 milionë dollarë në një seri fondesh të udhëhequr nga kompania izraelite Viola Ventures.
Pasi zëri i regjistruar është konvertuar në tekst, një operator njerëzor, me njohuri të përsosur të fushës në fjalë, kontrollon ‘outputin’ për gabime dhe pasaktësi.
E themeluar në vitin 2016, Verbit po zhvillon një sistem të bazuar në sistemin IA që automatikisht transkripton fjalën apo fjalimin e regjistruar, shkruan “Calcalist”
Sipas raporteve të kompanisë, Verbit ka më shumë se 100 klientë në fushat e arsimit dhe ligjit.
Verbit punëson rreth 80 vetë në Tel Aviv dhe Kiev dhe synon të përdorë këto fonde për të hapur një zyrë në Nju Jork.
Kompania është aktualisht e fokusuar në shkallëzimin dhe kërkesën e kënaqshme, tha Tom Livne, bashkë-themelues dhe CEO i Verbit.
Investitorët e tjerë që e kanë çuar në total fondin e mbledhur në 34 milionë dollarë, përfshijnë firmat me kapital të bazuar në Izrael, Venture Vertex, Vintage dhe Claltech.