Panairi në Izrael, ish-ambasadori David Cohen viziton pavijonin e Shqipërisë
Diplomati izraelit është i mirënjohur, si një promovues i Shqipërisë dhe turizmit të saj.
Ai vizitoi pavijonin e Shqipërisë në Panairin e 25-të të Mesdheut (International Mediterranean Tourism Market – IMTM), që po zhvillohet në Izrael në 12-13 shkurt dhe ku marin pjesë një numër i madh shtetesh.
Cohen postoi foto në Facebook nga vizita e tij në panair. Diplomati izraelit është i mirënjohur, si një promovues i Shqipërisë dhe turizmit të saj.
IMTM është panairi turistik profesional më i madh i këtij lloji në Mesdheun Lindor, dhe si të gjithë panairet e tjerë shërben për të promovuar turizmin hyrës, turizmin shtëpiak dhe atë të dalës.
Gjithashtu, në panairin që po mbahet në Tel Aviv ishte edhe ministri shqiptar i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i shoqëruar nga ambasadori Bardhyl Canaj.
Kompania ajrore izraelite, Israir, do të rifillojë sërish fluturimet direkt drejt Shqipërisë, më 18 prill.
Israir i ka dyfishuar fluturimet direkt me Shqipërinë, ndërkohë që ka zgjeruar periudhën kohorë të fluturimeve midis prill-tetor 2019.