Shqipëria mori pjesë me një stende të saj në Panairin e 25-të të Mesdheut (International Mediterranean Tourism Market – IMTM), që po zhvillohet në Izrael në 12-13 shkurt 2019 dhe ku merrnin një numër i madh shtetesh.
I pranishëm në panairin që po mbahet në Tel Aviv ishte edhe ministri shqiptar i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i shoqëruar nga ambasadori Bardhyl Canaj.
Ministra dhe ambasadorë nga vende të ndryshme shoqëruan operatorët turistikë. Shqipëria paraqet bukuritë e saj natyrore, duke prezantuar resurset e saj turistike. Agjencia Kombëtare e Turizmit u përfaqësua me një stendë të kuruar me shumë kujdes me pamjen e qytetit 2419-vjeçar të Beratit. Në stendë morën pjesë gjashtë tur-operatorë.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili shoqërohej nga ambasadori Bardhyl Canaj ishte i pranishëm në panair.
Sipas ambasadës shqiptare në Izrael, ministri Klosi zhvilloi disa takime me drejtues të agjencive më të mëdha turistike në dhe pati një takim të veçantë me drejtuesit e kompanisë ajrore izraelite, Israir, ku u diskutuar për zgjerimin e marrëdhënieve. Klosi në fjalën e tij, pasi vlerësoi bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, shprehu rëndësinë e këtij panairi, sepse nëpërmjet tyre gjen mundësinë për të ndarë mendime dhe shkëmbyer eksperienca.
In the meeting with IsraAir, Minister Klosi praised the fact that this company will start again his direct flights with Albania, from 18 April. IsraAir has doubled the direct flights with Albanian and has expended the length of operation through April-October 2019. ? pic.twitter.com/DiXjagA4Pp
— Albania in Israel (@AlEmbassyIsrael) February 12, 2019
Israir do të rifillojë sërish fluturimet direkt drejt Shqipërisë, më 18 prill.
Israir i ka dyfishuar fluturimet direkt me Shqipërinë, ndërkohë që ka zgjeruar periudhën kohorë të fluturimeve midis prill-tetor 2019.
IMTM është panairi turistik profesional më i madh i këtij lloji në Mesdheun Lindor, dhe si të gjithë panairet e tjerë shërben për të promovuar turizmin hyrës, turizmin shtëpiak dhe atë të dalës.
Gjithashtu, ministri shqiptar dha edhe një intervistë për rrjetin televiziv izraelit të lajmeve i24NEWS, në seksionin anglisht.
Minister Klosi interviewed by Israeli prestigious media @i24NEWS_EN , talking about tourism highlights and recents achievements made in this sector! ? #Smilealbania, #VisitAlbania pic.twitter.com/QtQaZXDwcp
— Albania in Israel (@AlEmbassyIsrael) February 12, 2019