Komuniteti shqiptaro-hebre në Samitin e Diasporës në Shqipëri
Ambasadori Bardhyl Canaj, pati një takim pune me Felicita Jakoel, kryetare e Shoqatës së Miqësisë Izrael-Shqipëri, dhe Ana Çilin.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, pati një takim pune me pjesëmarrësit nga Komuniteti shqiptaro-hebre – Felicita Jakoel, kryetare e Shoqatës së Miqësisë Izrael-Shqipëri, dhe Ana Çilin.
Sipas ambasadës, takimi kishte karakter informative, në prag të pjesemarrjes së tyre në Samitin e Dytë të Diasporës në Tiranë, 28 Shkurt-2 Mars.
“Ju urojme per nje prezence aktive dhe dinjitoze!”, thuhet në mesazhin e ambasadës.
Në Izrael jeton një komunitet jo i vogël shqiptaro-hebrenjsh, të cilët i ruajnë të forta lidhjen me Shqipërinë.
Wishing our representatives from Albanian -Jewish community a dignified and active presence during the second Summit of Diaspora @MDiaspores, in 28 February-2 March 2019, in Tirana! pic.twitter.com/ASKdGdLssA
— Albania in Israel (@AlEmbassyIsrael) February 22, 2019