
Netanyahu, letër falenderimi Bushatit: Kontribuove për forcimin e bashkëpunimit mes Izraelit dhe Shqipërisë
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka dërguar një letër falënderimi ish-ministrit Bushati me rastin e largimit nga detyra.

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, vijon të marrë letra falënderimi për punën dhe veprimtarinë gjatë aktivitetit të tij si kryediplomat i vendit në vitit 2013-2019.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka dërguar një letër falënderimi ish-ministrit Bushati me rastin e largimit nga detyra.
Kryeministri izraelit e falënderon Bushatin për “kontributin personal në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe miqësinë e ngrohtë të treguar ndaj Shtetit të Izraelit”.
Netanyahu uron që të takohet së shpejti me Bushatin, në Tiranë apo në Jeruzalem, ndërsa bën me dije se Izraeli e vlerëson bashkëpunimin me Shqipërinë dhe do të punojë për përforcimin e kësaj marrëdhënie.
Netanyahu dhe Bushati janë takuar disa herë midis tyre.