Hapja e Departamentit të Holokaustit në Shkup, Asani: Bëmë detyrën si shqiptarë



Në prani të përfaqësuesve të lartë vendorë dhe ndërkombëtar në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoni sot u hap Departamenti për edukim dhe hulumtim të Holokaustit.

Të pranishëm ishin Reis ul Ulema Hadzi Sulejman Efendi Rexhepi – Kryetari Bashkësisë Islame të Republika e Maqedonisë Veriut, Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Arber Ademi, Ministri i Jerusalemit dhe Mbrojtjes së Mjedisit të Izraelit z. Zeev Elkin, përfaqsuesi i qeverisë së Republikës së Kosovës y. Jahja Lluka, shkelqësia e tij z. Dan Oryan, Ambasadori i Izraelit në Republikën e Maqedonisë Veriut, shkëlqësia e tij, z. Thomas Gerberich, ambasadori i Gjermanisë  në Republikën e Maqedonisë Veriut, përfaqësuesit e Bar Llan University, Mrs. Rachel Shelly Levy Drummer, z. Mehmet Prishtina dhe shumë misafirë të lartë të korrit diplomatik.

Drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve tha se kanë vendosur një gur në themelet e qytetërimit dhe që synon ndërgjegjësimin e përgjithshëm shoqëror. “Ne nuk mund të rikthejmë që të mos përsëritet holokausti, por ndjejmë keqardhje për viktimat jo vetëm në Gjermani, Maqedoni, Evropë dhe në të gjithë botën dhe u themi se ne do të luftojmë antisemitizmit, jotolerancën dhe fashizmin”,- tha ambasadori i Gjermanisë në RMV, Tomas Gerberih.

Shqiptarët me mburrje mbajnë një vend të ndritur në historinë e mbijetesës së hebrenjve. Asnjë hebre nuk u deportua nga Shqipëria, familjet dhe shteti shqiptar, i mbrojti edhe me jetën e tyre hebrenjtë shqiptarë. “Kemi vendosur një gur në themelet e vlerave të qytetërimit dhe që synon ndërgjegjësimin e përgjithshëm shoqëror për një moment të historisë që nuk e lë indiferent asnjë qenie të qytetëruar”,- tha drejtori i ITShKShM-së, Skënder Asani. “Mësimet nga ngjarjet e këtilla tanimë janë mësuar dhe ne duhet gjithmonë t’i kujtojmë ata si ngjarje negative dhe mos të lejojmë që të na përsëriten”,- theksoi ministri i arsimit, Arbër Ademi.

Fjalimi i plotë i Drejtorit të ITSHKSH Dr. Skender Asani

Kur para disa viteve isha në vizitën e parë të familjes Meliqi në Shkup, ata as që donin të dëgjonin që emri i babait të tyre të publikohej dhe vepra e tij,për shpëtimin e një familje hebreje, të përmendej. Ata e citonin babanë e tyre: “Unë e kam bërë detyrën time që do ta bënte çdo njeri në vendin tim. Këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme”. Në të vërtetë, kjo ka qenë mjaft intriguese për mua dhe ndoshta këtu zë fill gjithë përpjekja për ta ndriçuar një moment që pak e kemi vërejtur e aq më pak e kemi vlerësuar.

Të nderuar, në vitin 2013 Ambasada e Shteteve te Bashkuara të Amerikës organizoi një program studimor per nje grup historianesh shqiptare e maqedonas për t’u njohur me përvojat amerikane të shoqërisë multietnike dhe tejkaliminin e dallimeve tona. Kjo vizite na shërbeu pastaj për të realizuar dhjetëra projekte te perbashketa, ku kemi gjetur plot vlera te perbashketa qe na inkurajojne ta vazhdojme punen tone per nje shoqeri me tolerante, me bashkepunuese, e me te qendrueshme, dhe te cilat kanë bërë bujën në të gjitha trojet ballkanike. Prandaj, mund të them se gjithçka filloi si një rastësi, por kjo nuk mbeti vetëm rastësi.

Nga projektet që i kemi realizuar meriton të përmendet veçmas “Guximi qytetar në kohë të vështira”, që erdhi si rezultat i bashkëpunimit tone me Institutin e Historise Nacionale ne Shkup, si dhe me Komunitetin Hebraik në Maqedoni dhe me Muzeun e Holokaustit.Pikerisht nga ky bashkepunim lindi ideja per themelimin e Shoqatës “Acta Non Verba”, që është në të vërtetë hija e krejt angazhimit tonë për rinjohjen e një historie të mbuluar dhe vlerësimin e guximit të njerëzve për të shpëtuar një komunitet që para 70 e më shumë vjetëve u vu në sprovën e ekzistencës fizike.

E kur sot jemi në përurimin e departamentit për Edukimin e Holokaustit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, do të më lejoni të them se kështu ne kemi vendosur një gur në themelete vlerave te qytetërimit dhe që synon ndërgjegjësimin e përgjithshëm shoqëror për një moment të historisë që nuk e lë indiferent asnjë qenie të qytetëruar.

Në të vërtetë, ky departament nuk është i rëndësishëm vetëm sepse është i pari i këtij lloji në rajon, as vetëm sepse do të jetë edukimi më i mirë dhe më i saktë institucional për historinë e vuajtjes së një populli në një periudhë të historisë, madje as vetëm sepse kështu e ruan kujtesën kolektive të një tragjedie me përmasa botërore, , por sepse duke u edukuar për Holokaustin, duke i njohur historitë që presin të shkruhen, arrijmë ta rinjohim veten tonë. Ndërkaq njohja e vetes përmes familjes shkupjane Meliqi, që e shpëtoi familjen hebreje Françiz, ose përmes familjes shkodrane Shurdha, që e shpëtoi familjen e Ita ose Drita Faraxhit – Bartuv,është një mundësi ndryshe e vetëperceptimit, është një vetëvlerësim dhe vetëkonsideratë se sa e rëndësishme është të dish të rreshtohesh në anën e drejtëtë historisë, pavarësisht çmimit.

Unë jam i lumtur që sot ju pres në shtëpinë e këtij departamenti, në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, jam krenar që më fund ia dolëm ta ngremë këtë departament, ndërsa për këtë i falënderoj të gjithë që kanë ndihmuar e kontribuar, ndër të cilët dua ta veçoj ambasadorët e deritanishëm të Gjermanisë në Shkup, ambasadorët e deritanishëm të SHBA-ve në Shkup, ambasadorin e Izraelit, z. Dan Oryan, që na ka dhënë mbështetje të parezervë dhe të pakursyer në këtë nismë, z. Adrian Ismaili – këshilltar në ambasadën e SHBA-ve në Shkup, si dhe deputetin Z. Artan Grubi i cila na ndihmoi ne hapjen e procedures qeveritare per zyrtarizimin e departamentit te Holokaustit.

Ju do të thoshit “Ky është guximi qytetar”. Unë do të thosha: “Kjo është përgjegjësia jonë shkencore”. Ndërkaq, Veli Meliqi do të thoshte: “Ne e kemi bërë vetëm atë që ishte detyrim për ne. Asgjë më shumë.”

Thank you!

Skender Asani,
Drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve

Shkup, 11 mars 2019

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit