Bashkësia hebreje e Kosovës takohet me zv.presidentin e Kongresit Botëror të Hebrenjve
Në takimin me Robert Singer ishin të pranishëm kryetari i Bet Israel Kosova, Ruzhdi Shkodra dhe dy anëtarët Nisim Konforti dhe Flori Dedoni.
Robert Singer, Shefi Ekzekutiv dhe zëvendëspresident i Kongresit Botëror të Hebrenjve (Ëorld Jeëish Congress), u takua sot në Prishtinë me një delegacion të Bashkësisë Hebreje-Bet Israel Kosova, të kryesuar nga kryetari i saj, Ruzhdi Shkodra.
Në takim ishin të pranishëm edhe dy anëtarët, Nisim Konforti dhe Flori Dedoni.
Sipas komunikatës së Bet Israel Kosova, kryetari Shkodra e informoi zotin Singer, për të gjitha aktivitetet e Bashkësisë Hebraike.
Në këtë takim informues u diskutuan shumë tema, përfshirë edhe unitetin e komunitetit hebre në Kosovë.
Dje, z.Singer u prit nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe pati një takim me zëvevendëskryeministrin Enver Hoxhaj.