Kosova në fokusin e Kongresit Botëror të Hebrenjve, pllakatë Mirënjohje për Votim Demirin

Kryeshefi Egzekutiv të Kongresit Botëror të Hebrenjve, z. Robert Singer, realizoi takime me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Vizita u organizua nga diplomatja Ines Demiri së bashku me Ambasadoren e Kosovës në OKB, Teuta Sahatqija.



Kryeshefi Egzekutiv të Kongresit Botëror të Hebrenjve, z. Robert Singer, realizoi një vizitë të suksesshme në Kosovë, më 12 mars 2019. Me kërkesën e vetë kreut botëror të hebrenjve, diplomatja Ines Demiri, së bashku me  ambasadoren de fakto të Kosovës në OKB, Teuta Sahatqija, organizuan vizitën e z. Robert Singer në Kosovë.

Gjatë qëndrimit të tij 24-orësh në Kosovë, z. Singer, i shoqëruar nga z. Ernest Herzog, drejtor për çështjen e sigurisë në Kongresin Botëror të Hebrenjve dhe nga kryetari i Bashkësisë Hebraike të Kosovës, z. Votim Demiri, janë takuar me zyrtarët të lartë të qeverisë së Kosovës. Poashtu një darkë të organizuar nga Bashkësisë Hebraike të Kosovës, ishte pjesë e agjendës, ku ishin të ftuar të gjithë liderët fetar të Kosovës, Ambasadori Amerikan, z. Kosnett, Ambasadori OSBE-së z. Braathu, zëvendës Kryeministri Hoxhaj dhe shumë personalitete tjera nga shoqëria civile.

Gjatë këtij organizimi në prani të gjithë mysafirëve, z. Singer dhuroi Pllaken e Argjend te Jerusalemit, kryetarit Demiri, ndërsa Pllaka e Mirënjohjes për kontributin e z. Singerit për popullin e Kosovës të bërë, kur ai ishte pjesë e organizatës JDC-ORT, është dhuruar nga ana e kryetarit Demiri.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur kryeshefin ekzekutiv të Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer, të shoqëruar nga Votim Demiri, Kryetari i Bashkësisë Hebraike të Kosovës, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Kongresit Botëror të Hebrenjve. Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është mirënjohëse për ndihmën dhe përkrahjen që shteti i Izraelit u ka dhënë qytetarëve të Kosovës, sidomos në vitet 1998 dhe 1999, dhe në vazhdim ai shtoi se miqësia në mes të popullit shqiptar dhe hebrenjë ka rrënjët thellë në histori dhe me këtë rast presidenti Thaçi, falënderoi vendimin që edhe Bashkësia Hebraike e Kosovës të bëhet pjesë e Kongresit Botëror të Hebrenjve. Z. Singer, theksoi se populli hebre nuk e harron ndihmën e popullit shqiptar për popullin hebraik. Ai shtoi se shteti i ri i Kosovës ka potenciale të shumta dhe shprehi admirim rreth harmonisë fetare në rajon dhe Kosovë. Presidenti Thaçi theksoi se Kosova është shembull i tolerancës mes popujve dhe është shtëpi e të gjithë komuniteteve të saj.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me Zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli kanë pritur në takim shefin ekzekutiv, të Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer.

Fillimisht, kryeministri Haradinaj së bashku me z. Robert Singer kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore e hebrenjve në shenjë nderimi për viktimat e Holokaustit.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, e ka falënderuar z. Singer për vizitën e sotme dhe të gjithë hebrenjtë që e ndihmojnë dhe mbështesin Kosovën përmes Kongresit Botëror të Hebrenjve!

Në kuadër të takimit, kryeministri e njoftoi z. Singer për alokimin e ndërtesës për Muzeun e Trashëgimisë Hebraike në Prizren, që do t’i shërbejë ruajtjes së kujtesës historike dhe miqësisë mes dy popujve tanë.

Kryeministri Haradinaj po ashtu ka folur për fokusin e Qeverisë së Kosovës me theks të veçantë për reformat në sundimin e Ligjit dhe zhvillimin ekonomik në vend si dhe gjithë progresin që ka bërë Kosova që nga paslufta, ndërkaq nga z. Singer ka kërkuar thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Për kontributin e tij dhënë ndaj Kosovës, kryeministri Haradinaj e ka nderuar z. Robert Singer, me “Hartën e Artë të Kosovës”. Ndërkaq, z. Singer, e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit mes tyre dhe Qeverisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim shefin ekzekutiv, të Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer.

Në këtë takim, Hoxhaj e ka informuar Singerin për të arriturat e Kosovës, procesin e dialogut me Serbinë dhe veçmas raportet e veçanta me diasporën hebreje. Ai në vazhdim shtoi se ka një raport historik mes shqiptarëve dhe hebrenjve i cili me kalimin e viteve po shkon duke u thelluar edhe më shumë. Kosova sipas Hoxhaj, është krenare që ka një komunitet të vogël hebre por shumë të rëndësishëm që jeton në Kosovë. Një ndër bisedat e zhvilluara gjatë këtij takimi ishte edhe cështja e hapjes së zyrës ekonomike në Izrael.

Nënkryetari i parë i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka pritur në takim shefin ekzekutiv, të Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer.

Me këtë rast, z. Haliti, shprehu respektin dhe konsideratën e tij të lartë për nënkryetarin Ekzekutiv të Kongresit Botëror të Hebrenjve, z. Singer, dhe e njoftoi atë për angazhimet në Kuvendin e Kosovës, e që kanë të bëjnë me avancimin dhe konsolidimin e shtetësisë së Kosovës. Duke folur për rrugën e gjatë e të mundimshme të popullit tonë gjer në realizimin e lirisë dhe të shtetësisë, nënkryetari i Kuvendit, Haliti, ndër të tjera tha se populli i Kosovës ka mësuar shumë nga populli hebre dhe për këtë ndjehemi krenar që na lidh një histori e ngjashme, e dhimbshme, por edhe krenare. Në vijim të takimit, nënkryetari Haliti, theksoi mbi nevojën për mbështetjen e Kosovës nga komuniteti hebraik.

Z.Singer, pasi falënderoi nënkryetarin Haliti, për pritjen e ngrohtë që i bëri, po ashtu shfaqi konsideratë të lartë për popullin tonë dhe historinë e tij.Ai po ashtu, e siguroi Halitin se, ndihma dhe mbështetja për Kosovën do të jetë pjesë e angazhimeve të përditshme.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Kosovës, z. Shpend Tërdeva ka pritur në takim shefin ekzekutiv, të Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer.

Gjatë këtij takimi u diskutuan temat me interes të përbashkët, si ajo e sigurisë së përgjithshme në Kosovë, duke potencuar se është në nivel të mire por edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Izraelit.

 

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit