Trump: Është koha të njohim Golanin si territor të Izraelit
Presidenti amerikan u shpreh se ka ardhur koha që SHBA të njohë sovranitetin e Izraelit në pjesën e Golanit të pushtuar.
Presidenti Donald Trump u shpreh se ka ardhur koha që SHBA të njohë sovranitetin e Izraelit në pjesën e Golanit të pushtuar.
Në një postim në Twitter, lideri amerikan deklaroi se “njohja e rrafshnaltës ishte me rëndësi kritike, strategjike për Izraelin dhe për rajonin.”
“Pas 52 vitesh është koha që Shtetet e Bashkuara të njohin plotësisht sovranitetin e Izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit, që është e një rëndësie strategjike dhe të sigurisë për Izraelin dhe stabilitetin rajonal”, shkroi presidenti amerikan, Donald Trump.
Izraeli e zbatoi administratën dhe ligjin për Golanin në vitin 1981, por qeveritë e tjera nuk e njohën aktin.
Siria vazhdimisht ka kërkuar të rifitojë sovranitetin mbi rajonin.
Pas reagimit të Trump, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri një postim në Twitter ku shkruajti: “Në një kohë kur Irani kërkon të përdorë Sirinë si një platformë për të shkatërruar Izraelin, Trump pranon me guxim sovranitetin izraelit në Golanin e pushtuar”.