Izraeli, vendi i 13-të më i lumtur në botë
Finlanda, e para në planet. SHBA-ja e 19-ta. Kosova e 46-ta dhe Shqipëria, e 107-ta nga 156 vende.
Izraeli është vendi i 13-të më i lumtur në botë. Kjo është renditja e hartuar nga Rrjeti për Zgjidhje të Qëndrueshme Zhvillimore në kuadër të OKB-së.
Gjithsesi, Izraeli renditet më mirë së Britania e Madhe (15), Gjermania (17) dhe SHBA (19).
Vendi më i lumtur i botës, sipas raportit të këtij viti është Finlanda, e pas saj në listë rreshtohen vende që kanë rezultuar vazhdimisht në mesin e më të lumturve: Danimarka, Norvegjia, Islanda, Holanda, Zvicra, Suedia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Austria.
Kosova renditet e 46-ta, ndërsa Shqipëria në vendin e 107 nga 156 vende që janë marrë në anketim.
Raporti i rendit vendet duke u bazuar në gjashtë faktorë kyç që mbështesin mirëqenien: të ardhurat, lirinë, besimin, jetëgjatësinë e shëndetshme, mbështetjen sociale dhe bujarinë.
Njerëzit në Sudanin e Jugut janë më të pakënaqur me jetën e tyre, sipas sondazhit të 156 vendeve, pasuar nga Republika Qendrore e Afrikës (155), Afganistani (154), Tanzania (153) dhe Ruanda (152).