Hamas lëshon një raketë në Tel Aviz, Israeli nis sulmet në rripin e Gazës
Ushtria izraelite ka filluar me sulmet në Ripin e Gazës, disa orë pasi një raketë palestineze goditi një shtëpi pranë Tel Avivit.
Ushtria izraelite ka filluar me sulmet në Ripin e Gazës, disa orë pasi një raketë palestineze goditi një shtëpi pranë Tel Avivit.
Mendohet se autori i këtij sulmi me raketa është grupi militant palestinez i Hamasit. Raketa e lështuar prej tyre goditi një shtëpi në Moshav Mishmeret, duke plagosur shtatë persona. Forcat Mbrojtëse të Izraelit u përgjigjën menjëherë duke mobilizuar dy brigada të armatimit dhe këmbësorisë.
Sulmi bëri që kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu të kthehej nga udhëtimi i planifikuar në SHBA, ndërkohë që presidenti Donald Trump ka ofruar ndihmë ndaj sulmeve.
Zjarri raketor dhe hakmarrja pasuese vijnë më pak se dy javë pasi IDF dhe Hamasi shkëmbyen raketa. Izraeli tha se goditi rreth 100 objektiva të Hamasit në Gaza pasi Hamasi nisi gabimisht dy raketa në drejtimin e tyre.