
Amerikania Vimeo blen 200 mln dollarë platformën izraelite të videove, Magisto
Platforma amerikane e shërbimeve video synon të jetë numri një në industrinë e videove të shkurtra

Platforma amerikane e shërbimeve video, Vimeo Inc., bëri të ditur se kishte arritur një marrëveshje për të blerë shërbimin e krijimit të videos në Izrael, Magisto.
Sipas portalit ekonomik izraelit, Globes, Vimeo do të paguajë 200 milionë dollarë.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
Me 100 milionë përdorues, Magisto mundëson krijimin në mënyrë të thjeshtë dhe intuitive të videove të shkurtra për çdo medium.
Kombinimi i aftësive profesionale të krijimit të videove Magisto me suportin e Vimeo për video hosting, shpërndarjen dhe monetizimin shërbimit do ta pozicionojë Vimeo, si zgjidhja më e plotë në industrinë e videove.
Magisto ka mbi 75 punonjës me zyra në Kaliforni dhe filial në Ziona, Izrael, dhe ka ngritur 35 milionë dollarë që nga themelimi i saj në 2009.
Investitorët në Magisto përfshijnë Sandisk, Samsung, Qualcomm, Ourcrowd, Western Digital Capital, Horizon dhe Mail.ru.
Transaksioni pritet të mbyllet në fund të tremujorit të dytë.