Startapet izraelite akumolojnë 1.55 mld dollarë në tremujorin e parë 2019
Në total u nënshkruan 128 marrëveshje, dy prej tyre me më shumë se 100 milionë dollarë
Startapet izraelite akumuluan 1.55 miliardë dollarë në 128 marrëveshje në tremujorin e parë të vitit 2019, raporton IVC – ZAG S & W, me një rritje prej 28% në terma të kapitalit nga tremujori i parë 2018 dhe 15% në numrin e marrëveshjeve.u
Në tremujorin e parë të vitit 2019 kishte pesë marrëveshje shumë të mëdha financimi mbi 50 milionë dollarë, dy prej të cilave ishin më të mëdha se 100 milionë dollarë secila: Innoviz (132 milionë dollarë) dhe DriveNets (110 milionë dollarë).
Këto dy mega-marrëveshje kapën 16% të kapitalit të ngritur në tremujorin e parë të vitit 2019, shkruan portali ekonomik izraelit, Globes.