Festa hebraike Pesach festohet edhe në Prishtinë
Bashkësia Hebreje – Bet Israel Kosova organizatore e ceremonisë. Të pranishëm dy rabinë dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.
Festa hebraike biblike, Pesach, apo Pashkët Hebreje, u organizua në Kosovë nga Bashkësia Hebreje – Bet Israel Kosova me president Ruzhdi Shkodra.
Në darkën e shtruar në Hotel Sirius në Prishtinë, më 19 shkurt, morrën pjesë edhe dy të ftuar specialë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës: rabini Avraham Baruch Phillips dhe rabini Menachem Mendel Bergstein.
Gjithashtu, të pranishëm ishin edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, z. Philipe Kosnett dhe bashkeshortja e tij, anëtarë të Bashkësisë Hebreje – Bet Israel Kosova.
Në këtë ceremoni, rabinët u lutën për paqe dhe dashuri mes njerëzve.