Startapi izraelit shpik teknologjinë që imiton trurin për drejtimin e makinave autonome
Cortica, e themeluar në Izrael, po bashkëpunon me kompaninë japoneze Renesas Electronics. Kamerat inteligjente do të instalohen në makinat e reja nga viti 2021
Startapi izraelit Cortica pretendon të ketë zhvilluar një teknologji të bazuar në inteligjencën artificiale që lejon kompjuterët të shohin dhe të kuptojnë mjedisin rrethues, duke imituar funksionin e trurit.
Cortica, e themeluar në vitin 2007, punëson rreth 120 njerëz në Tel Aviv dhe Nju Jork. 2019 është pikë kthese për kompaninë, pasi do të ketë transferim të softuerëve dhe çipeve nga laboratori në industrinë e automobilave, gjë që do të çojë në përdorimin e zgjidhjeve të mundshme të ofruara nga Cortica të zbatuara në rrugë deri më 2021.
Sipas kompanisë, u fillua një bashkëpunim me Renesas Electronics, një prodhues japonez i çipeve për industrinë e automobilave, për të inkorporuar teknologjinë autonome të Inteligjencës artificiale të Cortica në çipe për kamerat e përparme të zhvilluara nga kompania japoneze, të cilat do të instalohen në makina të reja.
Cortica tha se bashkëpunimi do të hapë rrugën për vendosjen e sistemeve të avancuara të asistencës së shoferit (ADAS) dhe automatizimin e aplikacioneve të vozitjes në industrinë e automobilave.