Netanyahu: Qytet me emrin Donald Trump në Lartësitë Golan

Kryeministri i Izraelit: Nderim për presidentin amerikan, pas njohjes së sovranitetit izraelit mbi territorin verior nga ana e SHBA-ve


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se qeveria e tij e ardhshme do të emërojë një qytet në lartësitë e Golan me emrin Donald Trump, në nderim të vendimit të presidentit amerikan për të njohur sovranitetin izraelit mbi territorin verior, shkruan gazeta izraelite “The Times of Israel”.

“Unë jam këtu me familjen time dhe me masat e qytetarëve të Izraelit në këmbët e Lartësive të Golanit, duke gëzuar lumturinë e festës së Pesah dhe vendin tonë të bukur”, tha Netanyahu në një deklaratë video, duke qëndruar pranë gruas së tij, Sara (në foton poshtë), gjatë një turneu familjar në rajonin që kufizohet me Sirinë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe bashkëshortja e tij, Sara Netanyahu

“Pak javë më parë unë solla njohjen zyrtare, nga Presidenti Trump, i cili njohu sovranitetin izraelit mbi lartësitë e Golan përgjithmonë. Për të shprehur vlerësimin tonë, unë do të emëroj një qytet apo një fshat në lartësinë e Golan me emrin Donald Trump. Unë do ta sjell [propozimin] përpara kabinetit [për një votim] së shpejti,”tha Netanyahu.

Kryeministri po udhëheq negociatat për të formuar një qeveri të re pasi mori mbështetje nga shumica e ligjvënësve të zgjedhur në zgjedhjet e përgjithshme të këtij muaji.

Trump fillimisht tha se do të pranonte kontrollin izraelit të Golan në një mesazh në Twitter, më 21 mars. Ai nënshkroi deklaratën aktuale më 25 mars, kur Netanyahu vizitoi Shtëpinë e Bardhë, në një lëvizje të parë nga disa si kohë për të ndihmuar kryeministrin izraelit në ri- zgjedhjen e tij.

Izraeli kapi pllajën strategjike nga Siria në Luftën Gjashtë Ditëve të vitit 1967 dhe në vitin 1981 aneksoi efektivisht zonën, një masë që asnjëherë nuk njihet nga pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare, e cila i konsideron Lartësitë e Golanit si territore siriane të pushtuara.

Toka e lartë e rrafshnaltës mbikëqyr Detin e Galilesë dhe një pjesë të Galilesë së sipërme.

 

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump (ulur), mban një deklaratë të nënshkruar mbi lartësitë e Golan, së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu (në qendër),  në dhomën e pritjes diplomatike në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, 25 mars 2019.

Emërimi i një qyteti me emrin e Trump nuk do të ishte hera e parë që liderët izraelitë nderojnë presidentin amerikan me një vend homonim, por do të ishte më e rëndësishmja.

Në dhjetor 2017, duke iu përgjigjur vendimit të administratës Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, Ministri i Transportit, Israel Katz njoftoi se do të emërojë një stacion treni afër Murit Perëndimor me emrin e presidentit të SHBA-ve.

Në maj të vitit 2018, pas largimit të Ambasadës së SHBA nga Tel Avivi në Jerusalem, kryetari i bashkisë së qytetit në atë kohë, Nir Barkat, njoftoi se do të emërojë një shesh pranë ndërtesës me emrin e presidentit të SHBA-ve. Ekipi i futbollit, Beitar Jeruzalemi madje ndoqi shembullin, duke deklaruar se ekipi do të riemëronte veten me emrin Trump.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit