
Jepet leja për kullën 120-katëshe, më e larta në Izrael
Aktualisht, kulla më e lartë në Izrael është 61 kate: Azrieli Sarona në Tel Aviv.

Bashkia e Ramat Gan, një qytet ngjitur me Tel Avivin dhe ku ndodhet Israel Diamond Exchange, aprovoi lejen për ndërtimin e një kulle 120-katëshe. Së bashku me të do të ndërtohet në këtë kompleks, edhe dy kulla shoqëruese: 88 dhe 77 kate.

Ajo do të jetë 520 metra e lartë, duke qenë ajo më e larta në Izrael, duke kaluar kështu kullën 300 metra të lartë, 91 kate, Azrieli Center, e cila është në ndërtim e sipër, dhe kullën Bein Arim Tower në Tel Aviv: 100 kate, 400 metra e lartë.
Aktualisht, kulla më e lartë në Izraeli është 61 kate, 238.5 metra e lartë: Azrieli Sarona në Tel Aviv.
