RunWize: Teknologji izraelite për sigurinë në aeroportin ndërkombëtar të Pekinit
Startapi Xsight Systems përdor algoritme të sofistikuara të përpunimit të imazhit dhe radarë të bazuar në inteligjencën artificiale
Një teknologji izraelite u zgjodh për të përmirësuar sigurinë, efikasitetin dhe kapacitetin e pistës në të aeroportit ndërombëtar të Pekinit (Beijing Capital International Airport-BCIA), një nga aeroportet më të ngarkuara në botë.
Si funksionon RunWize?
RunWize, softueri për zbulimin e objekteve të huaj, nga startapi Xsight Systems, përdor algoritme të sofistikuara të përpunimit të imazhit dhe radarë të bazuar në inteligjencën artificiale për të monitoruar vazhdimisht gjurmët me qëllim zbulimin e mbeturinave ose rreziqeve, duke përfshirë zogjtë.
Rreth 120 sensorë RunWize do të instalohen përgjatë pistës lindore të aeroportit ndërkombëtar të Pekinit dhe puna e instalimit do të kompletohet deri në fillim të korrikut.
RunWize kombinon radarin me valë milimetrike dhe përpunimin e imazhit të bazuar në inteligjencën artificiale për të zbuluar objektet e hua ose ndërhyrjet e kafshëve të egra, si dhe për të monitoruar kushtet dhe aktivitetin e pistave.
Startapi izraelit, i bazuar në Rosh Haayin në Izrael, shpjegoi se RunWize përmirëson ndjeshëm sigurinë gjatë ngritjes dhe uljes së avionëve në aeroportin e kryeqytetin kineze, ku kaluan mbi 100 milionë udhëtarë gjatë vitit të kaluar. Një numër që u tejkalua vetëm nga Aeroporti Ndërkombëtar i Hartsfield-Jackson Atlanta.
Alex Koren, CEO i Xsight Systems, tha pwr gazetën izraelite “The Jerusalem Post”: “Ne jemi krenar për të sjellë teknologjinë tonë të industrisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit. Ky arritje e rëndësishme konfirmon reputacionin e Xsight në mbarë botën “.
Aeroportet që përdorin tashmë teknologjinë izraelite RunWize përfshijnë Boston Logan International Airport, Aeroporti Ndërkombëtar i Seattle-Tacoma, Aeroporti Ndërkombëtar i Tel Avivit Ben-Gurion dhe Bangkok Suvarnabhumi International Airport