“Lule borë” me aromë izraelite në koncertin “Isralb” në Prishtinë
Versioni i përpunuar nga kompozitori i famshëm izraelit, Boris Pigovat, do të luhet nga pianistja shqiptare, Almira Emiri në koncertin “IsraAlb”, në 2 maj në Sallën e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë.
Të dëgjosh “Lule Borë” në një version të ripunuar nga një kompozitor I famshëm izraelit, si Boris Pigovat, është një kënaqësi e madhe.
Kjo pjesë, e cila do të luhet nga pianistja e mirënjohur shqiptare, Almira Emiri, është kompozuar enkas për koncertin “IsraAlb”, që do të zhvillohet, në 2 maj në Sallën e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë.
Në “IsraAlb” do të luhen shumë pjesë të reja, të kompozuar enkas për këtë koncert.
Disa foto nga një prej koncerteve të Almira Emirit në Izrael (qershor 2017).