“Albanian Code”, Ambasada e Izraelit dhe shqiptarët bashkë në Ditën Përkujtimit të Holokaustit
Ceremonia u zhvillua në ambientet e shkollës 9-vjecare ” Fan Noli” në Tiranë. Të pranishëm ishin edhe ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, zëvendësambasadorja Liora Peleg, kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael, Prof. Petrit Zorba. Aktiviteti u shoqërua me shfaqen e dokumentarit “Albanian Code”, të regjisores izraelite Yair Katzir.
Sot, në ambientet e shkollës 9-vjecare ” Fan Noli” në Tiranë, Ambasada e Izraelit zhvilloji një ceremoni në kuadër të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit, ku 6 milionë burra, gra dhe fëmijë hebrenj të cilët u vranë gjatë Holokaustit nga nazistët.
Të pranishëm ishin edhe ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, zëvendësambasadorja Liora Peleg, kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael, Prof. Petrit Zorba.
Ceremonia u shoqërua me shfaqen e dokumentarit “Albanian Code”, të regjisores izraelite Yair Katzir.
Shqipëria numëron 75 “Të Drejtë midis Kombeve”, të nderuar nga Shteti i Izraelit për kontributin e tyre të çmuar në shpëtimin e hebrenjve. Sot në të gjithë Izraelin dhe kudo ku ka hebrenj, në shenjë nderimi për viktimat e Holokaustit, për dy minuta të gjitha makinat ndalojnë dhe u bien borive, ndërkohë që qysh dje flamujt janë ulur në gjysmështizë.
Kampi i përqendrimit të Aushvicit është dhe më famëkeqi.
Vetëm disa shifra të frikshme. Në gusht 1942, u deportuan në Aushvic dhe u mbytën me gaz 4100 fëmijë. Mbi 200 000 hebrenj u deportuan nga Franca, Holanda, Belgjika, Jugosllavia, Polonia, Çekia, Sllovakia, Austria dhe Gjermania. Mbi 70% u vranë sa mbërritën. Pasi në korrik 1942 Himleri urdhëroi “shpërnguljen” (shfarosjen) masive të getove polake, deri në fund të vitit 1942 u vranë rreth 2 milionë veta, 713 555 prej të cilëve dhanë shpirt në Treblinka. Në “dushet” e Aushvicit vriteshin me gaz 3000 vetë njëherësh.
“Kurrë më! – Never Again!”