Kosova dhe Izraeli, diplomaci intensive
Edhe pse nuk kanë zyrtarisht njohje diplomatike, midis Kosovës dhe Izraelit ka takime zyrtare në nivel të lartë
Edhe pse nuk kanë zyrtarisht njohje diplomatike, midis Kosovës dhe Izraelit ka takime zyrtare në nivel të lartë.
Presidenti Hashim Thaçi, kryeministrat Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli apo zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Enver Hoxhaj, dhe të tjerë ministra të qeverive të ndryshme kosovare kanë pasur takime të rregullta me ambasadorët jorezidentë të Izraelit në Kosovë.
Gjithashtu, disa nga zyrtarët më të lartë kosovarë kanë vizituar zyrtarisht Izraelin për të marrë pjesë në aktivite të ndryshme, duke dhënë intervista në mediat izraelite, ashtu sikundër shtypi izraelit shkruan shpesh për Kosovën.