Izraeli, mbi 9 milionë banorë dhe shtëpia e 45% të hebrenjve të botës
Shteti i Izraelit kishte vetëm 800 mijë banorë në 1948. Parashikohet të jetë 15.2 milionë banorë në 2048
Në prag të përvjetorit të 71-të të Ditës së Pavarësisë së Izraelit, e njohur në hebraisht si “Yom HaAtzmaout”, Byroja Qendrore e Statistikave bëri të ditur se, popullsia izraelite kishte kaluar 9 milionë banorëve. Saktësisht 9.021.000 njerëz, sipas shifrave të publikuara të hënën.
Këto të dhëna tregojnë se 6.697.000 izraelitë janë hebrenj (74.2%) dhe 1.890.000 janë arabë (20.9%). Pjesa tjetër prej 434,000 izraelitëve janë të krishterë, joarabë ose anëtarë të grupeve të tjera etnike. 75% e hebrenjve në Izrael kanë lindur në vend.
Që nga “Yom HaAtzmaout” i fundit, popullsia është rritur me 177,000 njerëz, një rritje prej 2%. Në vitin e kaluar, kanë lindur 188,000 bebe, 47,000 njerëz kanë vdekur dhe 31,000 emigrantë janë vendosur në vend.
Që nga krijimi i Izraelit në vitin 1948, 3.2 milion emigrantë janë vendosur në Izrael, dhe 43% prej tyre kanë ardhur pas vitit 1990.
Sipas shifrave, popullsia pritet të arrijë në 15.2 milionë në 100-vjetorin e Pavarësisë së Izraelit në vitin 2048.
Në vitin 1948 Izraeli kishte 806.000 banorë dhe në atë kohë, popullsia hebraike ishte vetëm 11.5 milion njerëz, 6% prej të cilëve jetonin në Izrael. Sot, 45% e hebrenjve të botës jetojnë në vend.
Festimet e Yom HaAtsmaout do të fillojnë të mërkurën në mbrëmje, pas “Yom HaZikaron” – “Ditës së Kujtesës”, ku mbahet 24 orë zi për ushtarët e rënë dhe viktimat e terrorizmit.