
Rritja e bizneseve, gjiganti Google zgjedh tetë startape izraelite
Gjiganti amerikan i teknologjisë përzgjodhi tetë startape izraelite për programin e ri katër mujor “Google Startup Growth Lab” në Tel Aviv.

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Google, përzgjodhi tetë startape izraelite për programin e ri katër mujor “Google Startup Growth Lab” në Tel Aviv.
Programi, siç raportohet nga portal izraelit, Nocamels.com, synon të ndihmojë startapet për t’u zgjeruar dhe rritur në nivel global.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
Tetë startupet e zgjedhura janë:
– DayTwo, një kompani Tel Aviv e themeluar në vitin 2015 e specializuar në ushqimin e personalizuar dhe analizën e mikrobiomave të zorrëve duke përdorur mostra të gjakut dhe feçeve.
– Guesty, një startap izraelit, i bazuar në cloud që siguron softuere për pronarët për të menaxhuar listat e pronave të tyre.
– Healthy.io, një startap i teknologjisë izraelite që ka zhvilluar një sistem për të transformuar smartponët në pajisje të sofistikuara diagnostikuese të aftë për të analizuar mostrat e urinës.
– Bookaway, një startap I themeluar në 2017 që ka krijuar një platformë online për rezervimin e shërbimeve të udhëtimit për ofruesit e transportit lokal në mbarë botën.
– Proggio, një startap i bazuar në Kfar Saba e themeluar në vitin 2016, ka zhvilluar një aplikim për menaxhimin e projektit dhe bashkëpunimin e kompanisë i fokusuar në ekipet dhe punonjësit me shumë se tek aktivitetet.
– Melio, startap në Tel Aviv, i themeluar në vitin 2018 që ka zhvilluar një platformë pagese B2B për bizneset e vogla në Shtetet e Bashkuara. Ai ka zyra në Nju Jork.
– Oribi, një startap biznesi në Tel Aviv, i themeluar në 2015.
– Sproutt i Aktibo Solutions, startap i themeluar në vitin 2018 që ka zhvilluar një platformë të bazuar në inteligjencën artificiale (AI) për blerjen e sigurimit të jetës.