E jashtëzakonshme, kompania kosovare Relax eksporton lëngje frutash në Izrael!
Vetëm gjatë vitit 2019, “Frutex” është zgjeruar edhe në tregjet e Hungarisë, Francës, Kongos dhe Kenias
Nga sot kompania Frutex filloi t’i eksportojë lëngjet “Relax” në shtetin e Izraelit, duke iu bashkangjitur listës së vendeve ku eksportohen këto produkte.
Vetëm gjatë vitit 2019, kompania “Frutex” e biznesmenit Shaqir Palushi, është zgjeruar edhe në tregjet e Hungarisë, Francës, Kongos dhe Kenias duke bërë që produktet e kompanisë Frutex të jenë një ndër produktet më të shitura kosovare në botë. Këto brende tanimë mund t’i gjeni në katër kontinentet e botës: Europë, Afrikë, Azi e deri në Amerikë.
Kualiteti dhe cilësia sipas standardeve ndërkombëtare, ka bërë që pija energjike “Golden Eagle” dhe lëngjet “Relax” të jetë një konkurrent i fortë në tregun ndërkombëtar dhe qëllimi i saj është që të rrit eksportin edhe në shumë vende të tjera të botës./Gazeta Express/