
Ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin, tur vizitash në kompanitë shqiptare dhe ato izraelite në Shqipëri
Në Shqipëri, sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Izrael, ka mbi 50 subjekte që kryejnë marrëdhënie biznesi me kompani izraelite apo janë kompani të mirëfillta izraelite.

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Z. Boaz Rodkin, kreu një vizitë dyditore, për të vizituar kompanitë shqiptare që bënë biznes me Izraelin dhe kompanitë izraelite që e kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion biznesi.
“Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin ndërmori një udhëtim dy-ditor nga Lushnja në Sarandë, për të vizituar kompanitë shqiptare që bënë biznes me Izraelin dhe kompanitë izraelite që e kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion biznesi”, shkruhet në një njoftim të ambasadës izraelite në Facebook.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
Ambasadori Rodkin shoqërohej nga këshilltari për Bujqësinë, Edmond Mara.
Në Shqipëri, sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Izrael, ka mbi 50 subjekte që kryejnë marrëdhënie biznesi me kompani izraelite apo janë kompani të mirëfillta izraelite.



