Startupi izraelit krijon videolojërat për njerëzit me aftësi të kufizuara
Pajisja e Intendu është projektuar nga një grup ekspertësh të fushave të ndryshme
Një startup izraelit, i quajtur Intendu – me qendër në Herzliya – ka zhvilluar një pajisje fizike që lidhet me kompjuterin e që ndihmon njerëzit me aftësi të kufizuara në tru, për të trajnuar aftësitë e tyre njohëse, nga komoditeti i shtëpisë së tyre.
Sipas Siliconwadi.it, pajisja “consol” e projektuar nga një ekip neurologësh, ekspertëve të rehabilitimit, kompjuterëve dhe krijuesve të lojërave kompjuterike, ndihmon për të trajnuar kujtesën dhe vëmendjen, duke përdorur skenarë realë interaktivë.
Kjo teknologji është e dedikuar për pacientët që janë në procesin e rimarrjes së vetës nga pikëpamja neurologjike si lëndimet traumatike të trurit, goditjet dhe sëmundjet e tjera që ndikojnë në tru.
Loja e krijuar nga Intendu përqendrohet në disa funksione të mëdha njohëse, duke qenë në gjendje për të trajnuar në të njëjtën kohë: kujtesën, fuqia për të marrë iniciativën, përqendrimin.
Çdo “consol” përfshin një aparat “plug-and-play” me softuer të integruar të lojërave video. Instalimi dhe funksionimi janë të thjeshta dhe intuitive, duke lejuar që secili të stërvitet në mënyrë të pavarur dhe të fokusohet në përsosjen e aftësive të kërkuara.