Startupi izraelit Raziel Therapeutics lufton obezitetin
Një injeksion shkrin qelizat e yndyrës. Kostoja në SHBA pritet të jetë 555 mld dollarë në vit në 2025
Nga njëra anë ekziston Botox që zbut rrudhat dhe nga ana tjetër një startup mjekësor në Jeruzalem, i cili po zhvillon një injeksion që jo vetëm zbut, por i shkrin qelizat e yndyrës.
Ndryshe nga Botox, megjithatë, qasja e Raziel Therapeutics ka një potencial vërtet mahnitës.
Nuk është sekret se obeziteti është bërë një epidemi globale. Kostoja për të trajtuar obezitetin, vetëm në Shtetet e Bashkuara, pritet të jetë 555 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2025.
Federata Botërore e Obezitetit parashikon se do të ketë 2.7 miliardë të rriturit mbipeshë dhe obezë. Me fjalë të tjera: një e treta e popullsisë së botës do të jenë mbipeshë ose obezë në më pak se një dekadë.
Raziel Therapeutics është një startup izraelit me ambicie të mëdha për të sfiduar obezitetin.
“Sot nuk ka medikamente për obezitetin që funksionon mirë dhe do ta bëjë botën më të shëndetshme”, thotë CEO i kompanisë, Alon Bloomenfeld, për portalin ISRAEL21c.
Kur injektohet, medikamenti heq qelizat dhjamore dhe shtyn përhapjen e qelizave të reja. Ky sistem i ri punon duke prodhuar nxehtësi për të përdorur acidin yndyror të prodhuar nga qelizat e yndyrës në trup, gjë që redukton indet yndyrore.
Rezultatet nga spitali i parë klinik amerikan i Raziel treguan një reduktim prej 30-50% të yndyrës së nënlëkurës në vendin e trajtuar pas një injeksion të vetëm.