Poetja izraelite Hava Pinhas Cohen fiton çmimin ndërkombëtar “Lirika e Azem Shkrelit” në Kosovë

Takimet Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli”, për vitin 2019, shpallën Laureat të Çmimit Ndërkombëtar Letrar “Azem Shkreli”, shkrimtarin Helmuth A Niederle. Me këtë çmim në edicionin e vitit 2016 është vlerësuar Ismail Kadare, ndërsa në vitin 2018 albanologu dhe përkthyesi Hans Hans-Joachim Lanksch.


Takimet Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli”, për vitin 2019, shpallën Laureat të Çmimit Ndërkombëtar Letrar “Azem Shkreli”, shkrimtarin Helmuth A Niederle. Me këtë çmim në edicionin e vitit 2016 është vlerësuar Ismail Kadare, ndërsa në vitin 2018 albanologu dhe përkthyesi Hans Hans-Joachim Lanksch.

Me çmimin ndërkombëtar “Lirika e Azem Shkrelit” u vlerësua poetja nga Izraeli, Hava Pinhas Cohen, me një ceremoni të veçantë në Galerinë e Arteve të Pejës, ku ajo zhvilloi një bisedë me publikun vendas dhe të huaj.

Presidentje e PEN Shqiperi dhe poetja izraelite, Hava Pinhas Cohen gjate marrjes se cmimit “Lirikat e Azem Shkrelit”, Pejë – Kosovë

PERSONALITE TË LETËRSISË BOTËRORE DHE AUTORË SHQIPTARË

Personalitete të letërsisë botërore dhe autorë shqiptarë gjatë Takimeve Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli 2019”, e shndërruan Pejën në një qytet të kulturës evropiane. Letërsia dhe artet, trashëgimia kulturore e çdo identiteti gjuhësor mbeten pasuri për njerëzimin.

Azem Shkreli, emrin e të cilit mbajnë prej 17 vitesh, Takimet Ndërkombëtare Letrare në Pejë, mbetet sa përfaqësues po aq edhe i rëndësishëm për kulturën shqiptare dhe atë botërore.

Personalitete të letërsisë botërore dhe autorë shqiptarë, të mikpritur nga Komuna e Pejës, dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sporte, gjatë tre ditëve , prezantuan veprat e tyre dhe lexuan pjesë nga krijimtaria e tyre gjatë këtij Manifestimi tradicional të rëndësishëm për Kosovën, shtetin më të ri të Evropës.

Sylvestre Clancier, Hava Pinhas – Cohen dhe Antonio G. Della Rocca.

 

Shkrimtarë me autoritet nga vende të ndryshme të botës, Emmanuel Pierrat II, autor i shumë librave të botuara nga Gallimard dhe Fayard në Paris, President i PEN Qendrës të Francës dhe njëkohësisht Kryetar i Komitetit të Shkrimtarëve për Paqe në PEN International, ( Organizata Ndërkombëtare e Poetëve Eseistëve, Shkrimtarëve me seli qendrore në Londër themeluar në vitin 1921 ), i pranishëm në këtë Manifestim, mbajti fjalën ceremoniale në Sallën e Kuvendit të Komunës së Pejës. Komuna e Pejës dhe Takimet Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli”, i akorduan Titullin e Mirënjohjes.

Po ashtu, PEN Qendra e Shqipërisë dhe PEN Qendra e Kosovës, i akorduan Titullin më të lartë me motivacionin, “për kontribute të çmuara për promovimin e urave kulturore përmes letërsisë në botë, pavarësisht kufijve”.

NDERIMI ME CERTIFIKATË MIRËNOHJE NGA PEN INTERNATIONAL

Emmanuel Pierrat, Përfaqësues zyrtar i PEN International në këtë manifestim, i akordoi Takimeve Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli”, certifikatën e mirënjohjes.

Engelbert Zefaj, Drejtor për Kulturën, Rininë dhe  Sportet në Komunën e Pejës, i pranishëm në ceremoni shprehu falënderimet për këtë vlerësim që PEN i bëri Takimeve Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli” dhe qytetit të Pejës në veçanti.

Autorët e huaj, Sylvestre Clancier, poet dhe intelektual i përmasave Evropiane, Hava Pinhas- Cohen, shkrimtare e njohur nga Izraeli, Helmuth Niederle, poet, antropolog, studiues nga Austria, Antonio G. Della Rocca, poet, studiues Italian, Rafaël Neëman, poet, kantautor, lektor i disa universiteteve në botë, me banim në Zvicër, lexuan poezi në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës për publikun shqiptar dhe të huaj. Njëkohësisht ata u nderuan me pllakatin e mirënjohjes nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sporte , Komuna e Pejës, si edhe me certifikatat e mirënjohjes nga PEN Qendra e Shqipërisë dhe e Kosovës.

CEREMONIA ZYRTARE NË TEATRIN “ISTREF BEGOLLI” TË PEJËS

Ilire Zajmi- Rrugova, Vjollca Dibra, moderuan promovimet gjatë të gjitha ditëve të veprave të autorëve shqiptarë. Autorët dhe studiuesit shqiptarë siç është edhe në traditën e këtij Manifestimi, prezantuan botimet e tyre të reja për publikun.

Ernestina Halili- Gjergji, Anton Nikë Berisha, Nikolin Gurakuqi, Florin Kelmendi dhe Elena Kocaqi, ishin autorët që u takuan me publikun dhe mediat për botimet në gjuhën shqipe.

Shkrimtarët e huaj dhe vendas, ishin të pranishëm për mediat e Kosovës gjatë të gjitha ditëve, e po ashtu ata nderuan me një kurorë lulesh vendin ku prehet poeti Azem Shkreli në Prishtinë.

Po ashtu ata vizituan bjeshkët e Rrugovës, vendlindjen e Azem Shkrelit dhe Ibrahim Rugovës.

Ceremonia zyrtare qendrore e Takimeve Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli”, u mbajt në Teatrin Istref Begolli të Pejës.

Autorët e huaj dhe vendas lexuan poezitë për publikun.

ÇMIMET NË TAKIMET NDËRKOMBËTARE LETRARE “AZEM SHKRELI”

Takimet Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli” për vitin 2019, shpallën Laureat të Çmimit Ndërkombëtar Letrar “Azem Shkreli”, shkrimtarin Helmuth A Niederle. Me këtë çmim në edicionin e vitit 2016 është vlerësuar Ismail Kadare, ndërsa në vitin 2018 albanologu dhe përkthyesi Hans Hans-Joachim Lanksch,.

Me çmimin ndërkombëtar “Lirika e Azem Shkrelit” u vlerësua poetja nga Izraeli, Hava Pinhas Cohen, me një ceremoni të veçantë në Galerinë e Arteve të Pejës, ku ajo zhvilloi një bisedë me publikun vendas dhe të huaj.

Cohen, gjatë ceremonisë zyrtare në Teatrin e qytetit, por edhe në Galerinë e arteve, falënderoi popullin shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri, për gjithçka që shqiptarët bënë për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.

Për poezitë në gjuhën shqipe u vlerësuan me çmime, Flamur Shala çmimi ‘ Besa -Besë’, dhe Naime Beqiraj, çmimi ” Liria”.

Poezia më e mirë,  prej 80 autorëve shqiptarë pjesëmarrës si  konkurentë në këtë aktivitet u shpall, ‘ Pentza apo dashuria për ujin’ shkruar nga Xhevat Latifi.

Gjithashtu u nda edhe çmimi “Bulëzat”.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit