Humb shoferi vëmendjen në makinë, SEAT gjen zgjidhjen me izraelitët e eyeSight
SEAT S.A, dega spanjolle e prodhuesit të makinave Volkswagen Group, është duke bashkëpunuar me kompaninë izraelite, eyeSight, për të integruar sistemet me sensorë infra të kuqe, për të monitoruar vëmendjen e shoferit gjatë rrugës,
SEAT S.A, dega spanjolle e prodhuesit të makinave Volkswagen Group, është duke bashkëpunuar me kompaninë izraelite, eyeSight, për të integruar sistemet me sensorë infra të kuqe, për të monitoruar vëmendjen e shoferit gjatë rrugës, përfshirë humbjen e vëmendjes dhe përgjumjen e tij, duke e paralajmëruar atë në udhëtim e sipër.
Ndërsa teknologjitë po e automatizojnë drejtimin e makinës, duke e bërë atë thuajse autonome, vëmendja e shoferëve ka ardhur në fokus si një problem i madh i mundshëm.
Pjesë autonome të sistemit që janë integruar aktualisht në makinë, kërkojnë që shoferi të marrë kontrollin e makinës në situata të zakonshme, ndërkohë që sistemi i monitorimi i mban shoferët të paralajmëruar, dhe mund të përdoret për të zbuluar mungesën e kapacitetit të shoferit në një moment të caktuar, për ta kontrolluar sistemin autonom të makinës.
Kompana eyeSight është themeluar më vitin 2003 dhe e ka qendrën në Herzliya. Deri tani ka thithur 26 milionë dollarë fonde dhe ka 50 punonjës.