Programe edukative nga Muzeu i Holokaustit për Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë
Drejtori i Muzeu Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, pret dy kërkues shkencorë nga Muzeu i Holokaustit në New York
Drejtori i Muzeu Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, priti dy kërkues shkencorë nga Muzeu i Holokaustit në New York.
Ata po mbledhin dëshmi orale nga familje të ndryshme shqiptare që kanë strehuar dhe mbrojtur hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Me dy kërkues shkencorë nga Muzeu i Holokaustit në Neë York. Ata po mbledhin dëshmi orale nga familje të ndryshme shqiptare që kanë strehuar dhe mbrojtur hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Së shpejti, Muzeu Historik Kombëtar do të përfitoj nga programet edukative të Muzeut të Holokaustit në mënyrë të tillë që brezat e rinj të mësojnë për të shkuarën që ajo të mos përsëritet më”, shkruan Koçi në faqen e tij zyrtare.