Rabini Yisroel Finman: Faleminderit Shqipëri që më pranove në shtëpinë tënde!

Pse Zoti, apo Fati më solli këtu në Shqipëri. Cila mund të jetë e fshehtë, arsye më e thellë? Faleminderit që më keni ftuar në shtëpinë tuaj. “Besa&Shalom” miqtë e mi të dashur.

Rabini Yisroel Finman dhe Presidenti, Ilir Meta. Rabini dhe Kryebashkiaku Veliaj

Kjo duhet të lexohet si pyetje dhe jo si fjali. Si ndjehet ortodoks eklektik, një rabin hasidik nga Nju Jorku, me banim në Tiranë, kur jeton në Shqipëri?

Me respektin më të thellë për popullin shqiptar, gjatë vizitave, e tashmë duke jetuar këtu, Shqipëria nuk është se ka qenë në vëmendjen e shumë njerëzve. Sinqerisht ju them, shumica e njerëzve kanë ditur pak, shumë pak kanë dëgjuar rreth Shqipërisë. Madje vështirë e kishin për t’a dalluar se ku ndodhej, gjeografikisht. Kur u them amerikanëve se jetoj në Shqipëri, përgjigja e tyre e menjëhershme është, ‘ Albany’?. Kur u them se po jetoj në Tiranë, ata thonë: ‘ Toronto?’. Këto janë të kuptueshme sepse qytetet për të cilat ata reagojnë nuk janë larg nga Nju Jorku, qyteti im, e kjo ka kuptim, ndërsa pyetja është: “Ku është Shqipëria?”

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe Rabini Yisroel Finman, gjatë një takimi në selinë e Presidencës

Fillimisht, para vendosjes përfundimisht në Tirana, kam qenë i angazhuar në punë të përcaktuara në vendet e Ballkanit për ushqimin ‘Kosher’ sipas traditës hebraike, për të pasur mundësinë këto vende që të kenë këtë lloj ushqimi të pastër. Kompania e cila ka edhe patentë për këtë biznes është në Selanik, ndaj na janë dashur prej saj të gjitha konsultimet dhe marrëveshjet e nevojshme. Po ashtu më është dashur të jem në shtëpi, në Amerikë.

Vërtet një distancë e largët në udhëtim, por njëkohësisht lidhje Trans- Atlantike. Ka qenë pak vështirë, sepse as unë nuk di se për çfarë arsye e kam të pamundur të fle në avion. Për shkak të pagjumësisë kam kaluar këto fluturime duke dëgjuar muzikë, duke shikuar filma, në sistemet e ofruara nga shërbimet e kompanive të fluturimeve. E, sigurisht që mungesa e gjumit nuk të bën të jesh I përqendruar apo më i çlodhur.

Për këto arsye vendosa që të qëndroj në Ballkan, ose të banoj diku në një shtet të Ballkanit. Ky ishte vendimi I duhur. Me kujdes analizova çdo vend. Të gjitha vendet e Ballkanit janë të mira për të jetuar. Njerëzit e të gjitha vendeve të Ballkanit më bënë të ndjehesha mirë. Zgjedhja ime u bë Tirana, sepse është kryeqyteti I Shqipërisë.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe Rabini Yisroel Finman

 

Pyetja e vërtetë është: Pse Shqipëria?

Mund t’ju them pse Shqipëria me një fjalë. BESA! Jo vetëm sepse është vend miqësor për të huajt, por këtu Besa është sistem, kod.

Kjo nuk ka të bëjë me një buzëqeshje të sforcuar ndaj turistëve, por është e natyrshme, besa e vërtetë.

Është pikërisht Besa, arsyeja që hebrenjtë u shpëtuan nga shqiptarët gjatë periudhës së Nazizmit, në kohën e Holokaustit. Pikërisht Besa, më bëri të vendos të jetoj në Shqipëri. Kështu që bëra procedurën e vizës që lejon qytetarët amerikanë të banojnë për një vit këtu pa pasur nevojë të lejë qëndrimi.

Jam nga ata lloj njerëzish që përpiqen për të kuptuar pengesat dhe hapësirat në jetë. Në një mënyrë shpjegova pse Shqipëria, ndërsa ishte në listën time.

Rabini Yisroel Finman në Murin e Perëndimor (Western Wall), në Jerusalem

Por, pyetja kryesore ajo që mbetet është përse Shqipëria?

Pse Zoti, apo Fati më solli këtu në Shqipëri. Cila mund të jetë e fshehtë, arsye më e thellë?

Kalova një vit këtu thuajse pa axhendë. Nuk isha I interesuar për të qenë një prej Rabinatit. Thjesht mendoja që të jetoja këtu, të punoja, dhe të mësohesha me të jetuarit e përditshëm, me Shqipërinë. Ngjarjet nga më të papriturat ndodhin, të përfshijnë. Njerëzit shihnin kapën që mbaja në kokë. Myslimanët e devotshëm më përshëndesnin “ Salam Alekem”. Gjithkush që dallonte kapën që mbaja pyesnin : Izraelit? Hebre? Dhe pas përgjigjeve të mia ata më buzëqeshin sinqerisht dhe thoshin : “ Izraeli është njëshi!”.

Pastaj shumë e shumë shqiptarë më bënë mik përmes Facebook. Ata që dinin anglisht bisedonin me mua.  Shumica rreth Izraelit dhe të afërmve të tyre në Amerikë, flisnin për familjet që strehuan hebrenjtë gjatë holokaustit dhe për filozofinë e hebraike.

Çdo bisedë gjatë vitit të parë dhe gjysmës së vitit në vazhdim lanë gjurmë brenda meje. Arrita të kuptoj se shqiptarët kanë një lidhje të veçantë me Izraelin, dhe pavarësisht se nuk kanë qenë atje, ata e kanë një shenjë nderimi faktin që mundën të shpëtonin hebrenjtë prej Nazizmit.

Rreth gjashtë muaj më parë arrita që të kuptoja konceptet historike të Besës dhe Faljes, janë po aq të ngjashme me kodet e religjioneve të cilat ndonjë komb mund të ketë; me këtë dua të them se këto parime të shpirtit të shqiptarit duhet të mësohen nga e gjithë bota.

Ngadalë, por shumë e më tepër është ajo që Shqipëria ka çka të tregojë dhe pse.

Rabini Yisroel Finman dhe Kryetari i Komisionit të Mbrojtes së Trashëgfimisë Amerikane në Botë, Paul Packer, gjatë një takimi në Tiranë.

Krijova “Besa & Shalom”, për të mbajtur më pranë shqiptarët dhe hebrenjtë”, veçanërisht për të krijuar mundësi bashkëveprimi mes njerëzve tanë.

Gjatë gjashtë muajve të fundit, “Besa& Shalom” ka mundësuar të kryejë Natën e Madhe të Shabatit, kur ne I dedikohemi tërësisht mrekullisë së krijimit.

Në historinë e krijimit të Universit, Shabbat është dita e shtatë Biblike e javës. Është përcaktuar për në Krijim, si një mënyrë për njerëzimin që të pushojnë, të rigjenerohen,pas një jave të gjatë pune. Për hebrenjtë, Shabbat (që shqiptohet si Shabbos), është pjesë e tërësisë të asaj që jemi. Shabbat, na jep mundësinë të përqendrohemi tek familja, miqtë, ana shpirtërore dhe rifillimi. Një faqe në Facebook për “Besa&Shalom” është krijuar për të përdorur median sociale për qëllime të komunikimit, për të mbajtur kontakte dhe po ashtu reklamim.

Ne kemi krijuar një faqe Facebook, “Urtësia Hebraike Sot”, (Jewish Wisdom Today), si një mënyrë për të përhapur konceptet universale të letërsisë hebraike dhe filozofisë po ashtu.

Kohët e fundit na është mundësuar një blog në gazetën online “Izraeli Sot”.

Të gjitha sa thashë nga fillimi janë shprehjet e mia si Rabbin. Ashtu si një artist i cili asnjëherë nuk ndal të qënurit artist, ashtu edhe një Rabin nuk ndalet së qeni Rabin.

Së fundi, diçka ndodhi me mua. Pothuajse një epifani. Ndjeva që kisha një mision personalisht për t’u rikthyer popullit shqiptar, atyre që jetojnë këtu, atyre shqiptarëve që jetojnë jashtë, dhe atyre në diasporë, mirësinë që dikur shqiptarët i dhanë Hebrenjve.

Tashmë dy projekte janë bërë të mundshme për zbatim.

Në bashkëpunim me Kujtim Çashku, dhe shkollën e filmit “Marubi”, kemi nisur të intervistojme familjet shqiptare që strehuan hebrenjtë gjatë holokaustit. Qëllimi ynë ishte të krijonim një arkiv filmi për çdo familje shqiptare dhe çdo familje hebraike. Kjo është një histori që duhet të mbetet si dëshmi për të gjithë kohët. Kjo është historia e Shqipërisë. Këto ngjarje duhet të mbeten për brezat e ardhshëm dhe duhet të dihen nga e gjithë bota. Shqiptarët kanë shumë për t’i treguar dhe për t’i mësuar botës.

Arkiva e filmit do të qëndrojë tek “Marubi”, deri sa të ndërtohet Qendra “Besa&Shalom”. Ne tashmë kemi përcaktuar një mjedis në Tiranë, dhe kemi filluar të mbledhim fonde për të realizuar gjithë idenë dhe vizionin tonë.

Qendra “Besa&Shalom”, do té jeté Sinagoga Kombëtare për Shqipërinë, do ketë libra, klasa, mjedise për aktivitete, kafe, kosher, por edhe një muze që do të portretizojë historinë shqiptaro hebraike. Arkiva e filmit do të ketë një shtëpi të përhershme në të cilën studentët, të rinjtë, turistët, mund të vijnë si vizitorë për të mësuar nga kjo histori kombëtare unike.

Unë lutem çdo ditë për të sjellë e mbajtur afër njëri tjetrit shqiptarët dhe hebrenjtë. Ne mundemi të mësojmë nga njëri tjetri dhe të fitojmë njeri tjetrin në të gjitha mënyrat. Dhe ne mundemi të bëhemi së bashku dritë për iluminizmin, dritë për botën.

Faleminderit që më keni ftuar në shtëpinë tuaj.

“Besa&Shalom” miqtë e mi të dashur.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit