
Gjiganti amerikan Stanley Black & Decker investon tek izraelitja Humavox
Kompania shumëkombëshe amerikane e veglave “Stanley Black & Decker” ka investuar në kompaninë izraelit të karikimit wireless, Humavox Ltd

Kompania shumëkombëshe amerikane e veglave “Stanley Black & Decker” ka investuar në kompaninë izraelit të karikimit wireless, Humavox Ltd, shkruan portali ekonomik Calcalist.co.il.
Shuma e parave të investuara nuk u bë e ditur, por është pjesë e një raundi financimi prej 10 milion dollarësh, ku Stanley Black & Decker është investitori kryesor.
Si pjesë e marrëveshjes, kompanitë janë të vendosura të bashkëpunojnë në shtimin e teknologjisë wireless të Humavox në një rrjet të gjerë të produkteve dhe teknologjive Black & Decker, thanë kompanitë.
E themeluar në vitin 2010, teknologjia e Humavox mundëson karikimin wireless në objekte të përditshme përmes transmetimit të valëve të radiofrekuencave përmes aplikacioneve të ndryshme, thotë Omri Lachman, CEO i Humavox.
Ndër markat e kompanisë janë Stanley, BLACK + DECKER dhe Dewalt. Kompania punëson 550 veta në qendrën e zhvillimit të Izraelit dhe në dy objekte prodhuese në vend.