Avi Ram, artisti i famshëm izraelit i “body painting”
Avi Ram ka marrë pjesë në disa “reality show” për pikturimin e trupit, duke qenë finalist në “Skin Wars” dhe “Global Beauty Masters”
Për shumicën e piktorëve, trupi shërben si një model për t’u frymëzuar për atë që pikturojnë në kanavacën e tyre, por për artistin izraelit Avi Ram, trupi i modelit është kanavaca e tij.
Ram, 33 vjeç, i cili jeton në Florida, që nga viti 2008, është një artist i njohur botërisht për “body painting”.
Ai ka marrë pjesë në disa “reality show” për pikturimin e trupit, duke qenë finalist në “Skin Wars” (sezoni 2, 2015); “Global Beauty Masters” (sezoni 2, 2016); dhe mentor në show “Skin Wars: Fresh Paint” (Season 1, 2016).