Bashkëshortët izraelitë krijojnë një aplikacion për shëndetin mendor dhe marrin 50 mln dollarë
Dy bashkëshortë izraelitë, Roni dhe Oren Frank, themeluan një kompani, Talkspace, duke programuar dhe operuar një aplikacion për ueb dhe telefona, duke bërë të mundur lidhjen midis përdoruesve të aplikacionit dhe terapistëve të licencuar. Kampioni i shumëfishtë olimpik, notari amerikan Michael Phels, ishte imazhi i Talkspace në fushatën e saj në vitin 2018.
Dy bashkëshortë izraelitë, Roni dhe Oren Frank, themeluan një kompani, Talkspace, duke programuar dhe operuar një aplikacion për ueb dhe telefona, duke bërë të mundur lidhjen midis përdoruesve të aplikacionit dhe terapistëve të licencuar.
Kompania e terapisë mendore online, Talkspace, e cila operohet nga Groop Internet Platform Inc., tashmë ka thithur 50 milionë dollarë në një investime të Serise D, të udhëhequr nga Revolution Growth.
Investitorët e tjerë janë Norwest Venture Partners, Qumra Capital, Spark Capital, dhe Compound Ventures.
Deri tani Talkspace ka thithur 110 milionë dollarë.
E themeluar në vitin 2011 nga çifti izraelit, Roni dhe Oren Frank, kompania ofron shërbime dixhitale në shëndetin mendor, përmes mesazheve dhe regjistrimit zanor, dhe videomesazheve, përmes regjistrimit dhe pagesave të ndryshme.
Më herët edhe banka japoneze, SoftBank Group, e ka mbështetur kompaninë në një raund investimesh të Series C dhe kampioni i shumëfishtë olimpik, notari amerikan Michael Phels, ishte imazhi i Talkspace në fushatën e saj në vitin 2018.