Hera e parë në botë: Izraeli bën transplantin e kockës së rritur në laborator
Për herë të parë në botë: një izraelit merr transplantin e kockave të rritur në laborator. Një transplantim i rrallë i eshtrave u krye te një burrë izraelit në Qendrën Mjekësore Emek në Afula.
Për herë të parë në botë: një izraelit merr transplantin e kockave të rritur në laborator.
Një transplantim i rrallë i eshtrave u krye te një burrë izraelit në Qendrën Mjekësore Emek në Afula.
Pacienti kishte humbur 5 centimetra të kockës së madhe poshtë gjurit, për shkak të lëndimeve të tij pas një aksidenti me makinë.
Normalisht, trupi i njeriut nuk është në gjendje të rivendos natyrshëm segmentet e munguara të eshtrave.
Procedura, e udhëhequr nga Dr. Nimrod Rozen, kreu i ortopedisë në Qendrën Mjekësore Emek, ishte pjesë e një eksperimenti të vazhdueshëm klinik mbi një teknologji inovative revolucionare të indeve të zhvilluar nga Bonus BioGroup, në Haifa.
“Kjo ndërhyrje është me të vërtetë shkencore; ndryshon të gjithë peizazhin ortopedik”, citohet Dr. Nimrod Rozen nga Siliconwadi.it.
Qelizat e yndyrës të nxjerra më parë nga pacienti u rritën në laboratorin e Bonus BioGroup për rreth dy javë.
Më pas ato qelizat kockore, gjysmë solide u injektuam përsëri në trupin e pacientit, duke pritur që fragmenti kockor i humbur të rigjenerohej.