Startupi izraelit zhvillon sensorin që parandalon vdekjen e bebeve te lëna aksidentalisht në makinë
Startupi izraelit Guardian Optical Technologies ka zhvilluar një sensor makine që përdor teknologjinë e mikro-vibrimeve për të zbuluar rrahjet e zemrës.
Startupi izraelit Guardian Optical Technologies ka zhvilluar një sensor makine që përdor teknologjinë e mikro-vibrimeve për të zbuluar rrahjet e zemrës.
Sensorët e makinës janë të aftë të shpëtojnë jetët e fëmijëve që aksidentalisht janë lënë në makinë, duke zbuluar edhe rrahjet më të vogla të zemrës kur pjesa e brendshme e makinës rrit temperaturën.
Në SHBA një fëmijë vdes çdo dhjetë ditë nga problemet e rrahjeve të zemrës, për shkak se janë harruar në makinë në pjesën e pasme.
“Tragjedi të tilla janë të parandalueshme. Guardian është i dedikuar të mbrojë shoferët dhe udhëtarët”, tha Gil Dortan, themeluesi dhe CEO i kompanisë izraelite.
Sensorët përdorën zbulojnë dhe analizojnë dhe lëvizjen më të vogël brenda makinës, përfshirë dhe rrahjen e zemrës së një bebeje. Kur sensori zbulon lëvzije, mund të njoftojë një shofer që tashmë e ka lënë makinën dhe automatikisht vë në funksion ajrin e kondicionuar.
Sensori kushton vetëm 20 dollarë për një makinë, çka do të thotë se për prodhuesit e makinave mund të përkthehet në gati 200 milionë dollar në vit, citohet Dortan nga “Times of Israel”.