Ky robot i shpikur në Izrael bën “punën e pistë”, Toibot pastron tualetin
Në Izrael dallohen për fantazinë e tyre, por këtu flasim për ato teknologjike. Nuk mund të mungonte kurrsesi edhe ky robot, i destinuar për të pastruar tualetin, apo “punën e pistë” në banjë, duke pastruar dhe dezinfektuar atë. Është kompania izraelite, Toibot, që ka ndërtuar këtë robot. Ajo është themeluar nga dy sipërmarrës: David Alush dhe Daniel Tokarev.
Në Izrael dallohen për fantazinë e tyre, por këtu flasim për ato teknologjike.
Nuk mund të mungonte kurrsesi edhe ky robot, i destinuar për të pastruar tualetin, apo “punën e pistë” në banjë, duke pastruar dhe dezinfektuar atë.
Është kompania izraelite, Toibot, që ka ndërtuar këtë robot. Ajo është themeluar nga dy sipërmarrës: David Alush dhe Daniel Tokarev, të cilët kanë krijuar një robot të aftë të pastrojë tualetin, pa punën që duhet të kryejë personin që ka kryer nevojat e tij, duke përdorur furçën e pastrimit.
“Kur ju jeni një sipërmarrës, që ka blerë një tualet ari 24 karatësh dhe keni një porcelan të kushtueshëm, sigurisht që dëshironi ta ruanin standardin e bardhësisë”, shkruan gazeta izraelite “Times of Israel”.
Toibot parashikon ta hedhë produktin në tregun me pakicë vitin e ardhshëm, por deri tani ka marrë 25 mijë porosi përmes sistemit online nga klientë dhe distributorë. Kompania e ka regjistruar patentëna në SHBA, Europë, Kanada dhe Brazil.