Moses Elisaf shkruan historinë në Greqi, Janina me kryetar bashkie hebre!
Moses Elisaf, kreu i komunitetit të vogël hebre në qytetin grek të Janinës, u zgjodh kryetar i bashkisë në zgjedhjet lokale të së dielës, duke u bërë kështu kryebashkiaku i parë hebre në Greqinë moderne.
Mjeku Moses Elisaf shkruan historinë në Greqi,Janina me kryetar bashkie hebre!
Moses Elisaf, kreu i komunitetit të vogël hebre në qytetin grek të Janinës, u zgjodh kryetar i bashkisë në zgjedhjet lokale të së dielës, duke u bërë kështu kryebashkiaku i parë hebre në Greqinë moderne.
Elisaf mori 50.33 për qind të votave, duke mposhtur ngushtë kryebashkiakun e tanishëm Thomas Bega, i cili mori 49.67%.
Moses Elisaf ka qenë kreu i komunitetit hebraik lokal për 17 vjet, dhe më parë ka shërbyer edhe si kreu i Bordit Qendror të Bashkësive Hebraike në Greqi.
Sot vetëm në Greqi jetojnë vetëm 5.000 hebrenj, ku rreth 90% e hebrenjve grekë janë vrarë gjatë Holokaustit.
KUSH ËSHTË MOSES ELISAF
Profesor Elisaf lindi në vitin 1954 në Janinë të Greqisë. Ai u diplomua në Universitetin e Athinës në vitin 1979.
Ai punoi në Institutin e Studimeve të Lipideve dhe Atherosclerosis, Sheba Medical Center, Tel Hashomer, Shkolla e Mjekësisë Sackler, Universiteti i Tel Avivit, Izrael (1993-1994).
Aktualisht, ai është Profesor i Mjekësisë së Brendshme, në Universitetin e Janinës, Shkollën Mjekësore (Ioannina, Greqi) dhe Drejtor i Departamentit të II të Mjekësisë së Brendshme (Spitali Universitar i Janinës).
Ai është një anëtar aktiv i rreth 23 shoqërive mjekësore, përfshirë Shoqërinë Europiane të Hipertensionit, Shoqërinë Europiane të Aterosklerozës dhe Shoqërinë Ndërkombëtare të Hipertensionit. Përveç kësaj, ai është Presidenti i seksionit grek të Shoqërisë Amerikane të Angiologjisë.
Profesor Elisaf është kryeredaktor dhe anëtar i bordit redaktues të 31 revistave mjekësore të njohura. Për më tepër, ai është një gjyqtar i rreth 102 revistave mjekësore ndërkombëtare.